Foreign Policy: Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, mori 1 mld $ ryshfet nga "Bechtel"

AktualitetKryesorePolitike
536
0
sample-ad

Christopher Dell, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka marrë 1 miliardë dollarë ryshfet nga kompania “Bechtel” e kontraktuar për të ndërtuar rrugën në Kosovë.

Ky është konstatimi i bërë nga “Foreign Policy” sipas të cili ish-ambasadori Dell ka marrë ryshfet një shumë prej rreth 1 miliardë dollarë me qëllim për të ndihmuar kompania “Bechtel” që të fitojë tenderin për ndërtimin e rrugës së Kosovës.

Sipas investigimeve të kryera nga “Foreign Policy”, autostrada e Kosovës, e gjatë 48 milje, i ka kushtuar shtetit të Kosovës 1.3 miliardë dollarë, e llogaritur rreth 25 milionë dollarë për milje.

“Foreign Policy” thekson se ish-kryediplomati amerikan ka ndihmuar kompaninë që të fitojë tenderin për të ndërtuar rrugën në fjalë kundrejt një shume të afërt me 1 miliard dollarë. E gjitha kjo sipas “Foreign Policy” ka qenë një marrëveshje në dëm të qytetarëve të Kosovës, pasi tanimë ajo është shumë pak e përdorur.

Kompania “Bechtel”, është kontraktuesi më i madh amerikan i ndërtimit dhe e treta në botë sipas raportit të hartuar nga “Engineering News-Record”, dhe që vitet e fundit ka ndërtuar disa nga akset më të kushtueshme në Kosovë, Kroaci, Rumani dhe Shqipëri.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 + five =