Çfarë ka deputeti Berisha që përbalt dhe ulëret për zgjedhje të reja

Editorial
329
0
sample-ad

Nga: Xhovani SHYTI

Edhe pse i ka kaluar shtatëdhjet vite jete dhe rreth 25 vite në politikën paskomuniste, deputeti Sali Berisha vazhdon të mbetet po i njejti. I paepur në shfrimet e veta epike dhe me një përrua të pandalshëm gojështhyrjeje.

Pasi dy ditë më parë, në emisionin “Studio e hapur” e la të vërshonte lirisht përroin e vet psikik të mbushur me gjithfarë kërçopash goditëse për drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të lidhur, sipas tij, me rrjetet kolumbiane të drogës etj. ndërkohë që po të njejtën gjë kishte bërë edhe në protestën kundër çmimit të naftës, në seancën parlamentare të të enjtes vazhdoi po të njejtin avaz. Lëshoi po të njejtat piskama, të adresuara si dhënie përgjigjeje ndaj deputetit replikues me të Erion Braçe.

Kjo qeveri është qeveri e hakmarrjes për drejtësi, nga kreu i saj tek ministrat. Rama kërcënoi gjyqtaren e Gjykatës së Kukësit Gërxhaliu duke i thënë të pres këmbët. Arjan Çanit i dërgoi ushtarët e Shullazit. Konstandini i Partisë ia hodhi kokën e dhisë Telnis Skuqit”, qenë frazat e kumtuara prej deputetit Sali Berisha, nga foltorja e Parlamentit. Fraza që përfunduan me ulërimën thërritëse për protesta masive që do ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen fuqishëm dhe të çojmë vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme si kusht i të gjitha kushteteve për të shpëtuar procesin e integrimit nga kthetrat e krimit, mafias e korrupsionit e ministrave që vjedhin tenderat”, ishte artikulimi në ligjëratë të drejtë i deputetit me moshë më të thyer të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sigurisht që deputeti Berisha artikuloi edhe të tjera fraza me sharrje e fyerje të marrëzishme, me krerë policie të lidhur me kolumbianë etj marrëzira që janë natyrë e pandarë e sjelljes së tij, por po i lëmë ato mënjanë për të ndalur tek përgjigja e pyetjes: Përse sillet kështu deputeti Berisha? Përse thërret, përse gërthet, përse shfryn e ulërin, përse përbalt këdo që i vjen ndesh në marrëzitë e veta dhe përse thërret majë krahun për protesta masive dhe rrëzim të qeverisë Rama? Vërtetë e bën këtë opozitarizëm marrok për të hequr nga froni një qeveri, sikurse thotë: të lidhur me grupe kriminale, të korruptuar, të paftë për ta nxjerrë vendin nga gjendja e kolapsit, por shumë të aftë për të grabitur me tenderat etj.?

Janë adresime që edhe mund të kenë të vërtetë për segmente të veçanta të qeverisjes, por akuzat tepër të renda të deputetit që nuk ngurron të shfaqet edhe si primar i PD-së, janë vetëm fjalë. Ato nuk përmbajnë asnjë fakt konkret, por vetëm ulërima, që i’a bëjnë të marrëzishme përmbajtjen. Nëpërmjet tyre deputeti dhe plotikani i degraduar Sali Berisha, të cilit mjerisht drejtësia nuk ka ja hapur ende derën e llogaridhënies për një sërë krimesh të urdhëruara ndër vitet e qena President, Kryeministër e Kryetar PD-je, ka si qëllimi të vetëm mbjelljen e revoltës ndaj punës së kësaj qeverie, që vertëtë ende nuk di ku ka kokën, por që e ka mëse të qartë se pa pastruar ndryshkun e lënë peshqesh nga dy kabinetet qeveritare paraardhëse të kryesuar nga Sali Berisha, si zor se do t’ja dalë të rilindë vendin, sikurse dhe ka premtuar.

Si njohës i mirë i prapaskenave dhe si një prapaskenist i merituar, deputetit Berisha nuk i interson rilindja, as edhe vendosja e standartit “të gjithë të barabartë përpara ligjit”, pasi kjo do të sillte shëmbjen e murit mbrojtës, që e ka nxjerrë atë dhe të tijtë jashtë ndëshkueshmërisë së ligjit.

Edhe sot, deputeti dhe ish Kryeministri i ngujuar në 21 janar 2011 në kullën e Kryeministrisë, nga ku u urdhërua të qitej mbi turmën e protestuesve, falë një drejtësie ende kokë e lëmsh, vazhdon të mbajë statusin e të pandëshkueshmit, gjë që smund ta ketë pas një reforme në sistemin e drejtësisë, në Policinë e Shtetit, në Prokurori etj.

Deputetin Sali Berisha e trëmb një shtet i të drejtës pa anësi, një shoqëri e mbështetur në tregun konkuruese të vlerave dhe jashtë komandimit nga berishajt, ndaj ulërin dhe thërret për protesta në mënyrë që, në mos ta heq qafe një herë e mirë erën e re të rilindjes, më së paku ta shtyjë deri sa ai vetë të hyjë në pleqërinë e thellë moshore dhe të fitojë statusin e të pakapëshmit nga ligjet në fuqi.

* Kryeredaktor i “shtypi.net”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − 4 =