Rikthimi i mjekësisë tek bluzat e bardha

AnalizeOpinion
308
0
sample-ad

Nga: Tritan KALO *

 Pa mbyllur procesin 5 vjeçar të kreditimit, pa nxjerrë mësimet e duhura nga ky proces për të përmirësuar fazën e dytë, na shfaqet në horizont një urdhër i ministrit jo mjek për testimin e   mjekëve, infermierëve e teknikëve laborantë duke nisur nga muaji shkurt 2015 .

Vend e pa vend, për të krijuar një tymnajë për problemet socio-ekonomike të vendit mbi 23 vite politika jonë vetëm përbalt nëpërkëmb dhe zhvlerëson figurën e lartë të mjekut dhe personelit mjekësor që nuk punon nuk jeton dhe nuk paguhet si në Amerikë.

Pasi tani duan të na mbushin mendjen se kanë zgjedhur modelin amerikan për këtë palo proces të testimit.

 Sot jam roje personalisht në spital dhe në fund të 24 orëve shërbim do të marr vetëm shpërblimin e një ore pune të një sanitareje në SHBA.

Organizuesja dhe vlerësuesja e procesit të edukimit në vazhdim është vetëm Qëndra Kombëtare e Edukimit në vazhdim e ngritur mbi bazën e një projekti zviceran e cila në bashkëpunim me MSH, MASH urdhrat përkatës të mjëkevë, farmacistëve e infermierëve përcakton modalitetet për organizimin në edukim në vazhdim e kreditimin e tyre.

Si mundet që me një të rënë të lapsit të hidhet poshtë stresi dhe mundimi i mjekëve për të mbledhur kreditet, energjitë, paratë e shpenzuara, sakrificat larg familjes nëse këto kualifike dalin të pavelfshme.

Pse nuk i quani të pavlefshëm edhe diplomimet, specializimet dhe titujt shkencorë të deritanishëm dhe ta fillojmë nga zeroja.

Mentaliteti i vitit zero dhe fillimi i vitit zero na kanë shoqëruar që në fillimet e demokracisë.

Deputetë të dashur nuk testohet produkti final i linjës prodhuese, por hartohet që në fillim një projekt bashkëkohor për këtë linjë, sa më afër perfektes në të gjithë hallkat e tij, infrastructure e më pas mendohet për prapësi të tilla si testimi dhe vetëm ritestimi

Ju lutem kthejani mjekësinë mjekëve dhe mos na testoni më pas !

Mjekët janë kategoria më e testuar e shoqërisë shqiptare me një zinxhir testimi konstant përgjatë viteve të performancës së tyre. Nuk ka profesion më të testuar.

MSH me vendimin e saj ka shkelur autonominë profesinale të mjekut. Testimi në mënyrën si ofrohet të bëhet është plotësisht antiligjor dhe korruptiv.

Ajo që është më e rëndësishme është se nuk ka programe të qarta dhe platforma të edukimit në vazhdim për mjekë dhe infermierë si në nivel rajonal dhe kombëtar, dhe edukimi nmë vazhdim është bërë përmes profesionistëve në mënyrë individuale apo shoqatave profesionale, dhe MSH nuk ka të drejtë të kërkojë dhe të vjelë frytet e një pune të pakryer nga ana e saj.

Nëse do të përmirësojë sistemin mjekësor ta nisë që nga niveli i universitetit mjekësor.

S’mund të merret një test i gatshëm i nivelit postuniversitar nga një vend tjetër dhe të përkthehet në shqip, sepse ai test është bazuar në kurrikulat e atij vendi në nivelin e përgjithshëm e standardit të kujdesit shëndetësor të atij vendi.

Nëse mendohet se studentët e Universitetit mjekësor janë në nivel të ulët atëherë përgjegjëi të madhe kanë pedagogët që u japin mësim. Nëse duhet të bëhet testim atëherë ai të nisë nga mësimdhënësi dhe nga drejtuesit e departamenteve dhe të shërbimeve.

Po vetë piramida drejtuese e shëndetësisë, në të gjithë nivelet e saj deri në ministri a ka përgjegjësi për këtë “nivel të ulët” që ata mendojnë se ekziston?

Po ata a nuk duhen të testohen nëse i plotësojnë kriteret për të qenë aty ku janë? Pse nuk flitet asnjëherë për abuzimet e këtyre 23 viteve në shëndetësi? Korrupsioni na vika nga 200 e 500 lekëshi që na fuskan në xhep infermierët dhe mjekët, e jo nga milionat që fluturonin e fluturojnë në drejtim të paditur?

Ikën një drejtor e vjen një drejtor, ikën një ministër e vjen një ministër në QSUT ku unë punoj sheh vetëm bojaxhi, lulishtarë dhe bileta mbledhës të parkingjeve që janë tepër aktivë apo ngritje e prishje të kioskas por askush nuk flet e analizon faktin se ku fluturuan “milionat”për fasadinat e mëparshme për instalimet që pa u inauguar rrjedhin në çdo qoshe, për mbeturinat spitalore që nuk asgjësohen në përputhje me teknologjinë e asgjësimit por hidhen në landfilldet publike. Asnjëherë nuk është folur për shumë fakte: Pse u zbrazën qëndrat shëndetësore periferike? Ku u sistemuan këto mjekë dhe mbingarkesa e personelit të spitaleve rajonale të QSUT-së

Po raporti personel mjekësor -personel administrativ e ndihmës? A është i mirëstudiuar apo ndërrohu një parti në pushtet zbras disa miq e militant në poliklinika spitale e QSUT? Ata vetëm shtohen e shtohen duke kaluar kohën para kompjuterave duke lozuar Solitaire, po ato vetë a do të testohen?

Këto keqmenaxhime të burimeve njertëzore në mjekësi jo vetëm kanë thelluar hendekun e trinomit qeveri-mjek-pacientë por dhe kanë kontribuar në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ka shkaktuar indinjatë dhe fyerje për të gjithë armatën mjekësore me arrogancën e shpërfilljen e tyre duke shkaktuar një stres të panevojshëm tek mjekët që dashur pa dashur rrit marshin e gabimit diagnostik dhe terapeutik dhe ul performancën e tyre.

Mjekët janë të lodhur nga mungesa ndër vite me përbaltjen konstante të tyre, përdorimin për qëllime politike, përdorimit të kapaciteteve të tyre për të kaluar sitatua dramatikie e destabaklitive të theksuar që ka kaluar vendi, mos vlerësimit financiar të mundit të tyre. Ky është limiti i durimit.

Askund dhe askush nuk flet për ata që quhen mjekësi “shëtitëse” të mjekëve të huaj, që vijën vizitojnë “therin pacientë shqiptarë”dhe më pas ikin e nuk u gjendet gjurma. Si operojnë këto spitale të huaja në Shqipëri?

Po personeli i tyre mjekësor me çfarë statusi punon? A janë ata mjekë të licensuar në Shqipëri? A kanë ata njohuritë bazë të gjuhës shqipe? A kanë ata të ekuivalentuar diplomën me diplomën e specialistëve të tjerë shqiptarë, pra mjekëve shqiptarë me të cilët punojnë ? A e kanë kaluar ata provimin e shtetit?

Dhe më pas a janë ata të licencuar për ushtrimin e profesionit të mjekut në Shqipëri sikundër bëjnë kolegët shqiptarë që detyrohen të punojnë brenda këtij sistemi?

* Është mjek infeksionist pranë QSUT. Teksti i mësipërm është pjesë e raportit të relatuar prej tij para Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, ku i pranishëm ishte edhe ministri i, Ilir Beqaj, i thirrur për shpjegime rreth testimit të punonjësve të mjekësisë. Për arsye teknike, shkrimi opinion vjen i redaktuar nga “shtypi.net”, duke ja ruajtur strukturën problemore dhe titulluar.

 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen + 19 =