COPPA ITALIA, Milan – Lazio 0:1. Milan skualifikohet dhe nga kupa. Cana karton të kuq.

Sport
337
0
sample-ad
ecbafc3e1f798215b98b6d72f10b4f3d_mediagallery-article

Biankoçelestët në gjysëmfinale fal penalltisë së Biglias. Lorik Cana në minutën e 44’largohet me karton të kuq.Reagim agresiv por nuk arrihet barazimi. Anullohet goli i rregullt i Cercit.

Kalon Lazio dhe për Milanin asnjë ringjallje. Si në kampionat ashtu dhe në kupë Milan është jashtë cdo pritshmërie.Ashtu siç ishte dhe ndeshja e së shtunës Lazio mund Milanin .Një ndeshje delikate për Inzaghin por për dyshen Berlusconi-Galliani Pippo qëndron. Milan nuk arrin të shfrytëzojë as superioritetin numerik pothuajse për 45 minuta , madje dhe rrezikojnë të ndëshkohen sërisht nga Keita por shtylla i jep dhe një mundësi Milanit.

PENALLTIA-Asnjë reagim ezilarantë në 30 minutat e para.Gabime të gabuara të Abates dhe Menez rrezikojnë disavantazhin me Klose dhe Keita.Minuta e 38′ ndryshon rezultatin. Krosimi i Radu përplaset tek dy duart e Albertazzin.Për arbitrin është penallti e paevitueshme. Abbiati nuk gjen as krahun dhe Lazio kalon në avantazh me Biglia.

PJESA E DYTË- Milan hyn në fushë me superioritet numerik ndërhyrja ndaj Pazzinit dhe Cercit nga mbrapa nga ana e Canës lë me 10 lojtarë Lazion.Në minutën e 50’hyn në fushë Honda në vend të Muntarit duke rritur forcën sulmuese. Milan provon përpara por nuk konkretizon gjë. Në morinë e sulmeve të Milanit kishim dhe kundërsulmet e Lazios.Keita në duel me Alex shamnget në sekondë dhe gjuan në diagonale por shtylla e ndal. Pazzini shënon një supergol por arbitri e anullon për prekje me dorë. Minutat e fundit e gjejnë Milanin tërësisht përpara. Pazzini pason për Cercin dhe Cerci shënon por për arbitrin ai ishte në pozicion të parregullt. Një gol mëse i rregullt por që u rrëzua nga arbitri anësor. 5 minuta shtesë por nuk mjaftojnë.
Lazio kualifikohet dhe pret ekipi fitues nga çifti Napoli – Inter.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × five =