Iniciativat personale ministri Beqaj i shet si reforma të qeverisë së Rilindjes

AktualitetKryesoreSociale
310
0
sample-ad

Deputeti Vangjel Tavo jo vetëm ka shprehur vendosmëri kundërshtimi për testimin, të cilin ministri Ilir Beqaj e shet si pjesë të rendësishme të reformës rilindëse të shëndetësisë, por ka shkuar edhe më tej, kur e ka akuzuar këtë të fundit se sipërmarrjet personale i shet si reforma të Qeverisë së Rilindjes.  

Kundërshtimi i programit të testimit të mjekëve profesionist nga një komision i posaçëm këtë herë është bërë nga një përfaqësues I maxhorancës qeverisë. Është fjala për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, i cili në koalicionin qeverisës PD-LSI ka mbajtur edhe postin e lartë të ministrit të Shëndetësisë. Në një prononcim të bërë nga qyteti i Gjirokastrës, përfaqësues parlamentar i të cilit edhe është, Vangjel Tavo jo vetëm ka shprehur vendosmëri kundërshtimi për testimin, të cilin ministri Ilir Beqaj e shet si pjesë të rendësishme të reformës rilindëse të shëndetësisë, por ka shkuar edhe më tej, kur e ka akuzuar këtë të fundit se iniciativat e veta personale i shet si reforma të Qeverisë.

Jam kundër testimit të mjekëve profesionisët, që me vitet e eksperiencës janë testuar mjaftueshëm, ka thënë Tavo, duke deklaruar më tej se:” Ky testim nuk është reformë e qeverisë por është iniciative e vetë Ministrit të Shëndetësisë. Ai mund t’u vlejë mjekëve të rinj”, ndërkohë që e ka konsideruar Urdhrin e Mjekut ai strukturën e vetme që merret me edukimin e mjekëve në vazhdimësi.

Zëri i deputetit Tavo i bashkohet kështu atyre të një sërë mjekëve me emër, shoqatave dhe Unionit të Sindikatave të Shëndetësisë, të cilat sistematikisht kanë qenë kundër këtij testimi, madje duke mos hezituar ta konsiderojnë këtë hap të nxituar e të nxitur nga interesat personale, të vetë ministrit dhe klanit të tij të kryesuar nga djali i dajës, Genc Byrazeri, i cili mban njëherësh detyrën e zvendësdrejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, si dhe atë të zvendësdekanit të Fakultetit të Shëndetit Publik.

Sipas asaj çka ka deklaruar ministri i Shëndetësis Ilir Beqaj, përgjatë muajit shkurt mjekët, infermierët laborantë, por edhe punonjës të tjerë të shëndetësisë do t’i nënshtrohen testimit me qëllim evidentimin e shkallës së profesionalizimit. Ky testim, sipas tij, do të kryhet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fakulteti i Mjekësisë. Ai do të nisë fillimisht nga infermierët e QSUT dhe me pas do të vazhdojë në poliklinika e spitale të rretheve. shtypi.net

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 2 =