"Grupi Kokaina", përgjimet e Arjan Dalipit e Ermal Hoxhës: "Kanë ngri markuçët, nuk i lajm dot qent sot"

AktualitetKronikeKryesore
470
0
sample-ad

Zbardhen përgjimet telefonike të Ermal Hoxhës dhe të dyshuarve të tjerë të akuzuar si të përfshirë në trafikun e kokainës që përpunohej në laboratorin e Xibrakës. Të dyshuarit kanë kryer komunikime me gjuhë të koduar me njëri-tjetrin, duke shmangur përdorimin e fjalëve, që mund të ngrinin dyshime.

Në një bisedë të datës 13 janar, i dyshuari Arjan Dalipi i thotë Ermal Hoxhës se nuk mund të punohej nga i ftohti. “Kanë ngri markuçët (tubat). Nuk i lajmë dot qentë sot”, i është përgjigjur Dalipi. Sipas Prokurorisë, përmes përgjimeve telefonike është zbuluar se dy shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Valther Moren Moreno më 13 janar janë shoqëruar nga Ermal Hoxha, i cili i ka marrë në ambientet e magazinave ku ishte ndërtuar laboratori dhe i ka kthyer në Tiranë.

Pergjimi/ Ja bisedat e plota

Biseda e datës 13.01.2015 ora 9:21, Ermali përmes numrit telefonik 069xxx949, njofton përdoruesin e nr tek 069xxxx975, që dyshohet të jetë në përdorim nga Arjan Dalipi, se ishte duke shkuar për tek ai, ndërsa ky i fundit, në mënyrë të koduar e njofton se nuk mund të punonte, konkretisht:

Ermali: Keni ftoht, apo nuk keni ftoht?
Arjani: Kan ngri sot, a akull sot. Kanë ngri markuçët, nuk i lajm dot qent sot.
Ermali: Eee, mir hajd ja po vij unë.

Në datë 13.01.2015, në orën 10:54 përdoruesi i nr 069xxx888 i kërkoi Ermalit që të shkonte të merrte personin dhe të takoheshin të gjithë së bashku:

+888: Dëgjo mua, shko merre ti.
Ermali: Po.
+888: Edhe sille të klubi, te shtëpia. Thuj S. të vij aty e takohemi aty poshtë të gjith.

Në datën 14.01.2015 ora 09:05 përdoruesi i nr. 069xxxx888 i kërkoi Ermalit, që të njoftonte personin për ta takuar në vendin ku ishin takuar më parë me Klemin dhe Dakun:

+888: Lidhu pak me Klemin.
Ermali: Me vllain.
+888: Lidhu pak me vllain dhe thuj të më dali aty ku kam qenë me Klemin dhe Dakun për herë të fundit.

Në bisedën e datës 14.01.2015 ora 09:08, prdoruesi i nr. 069xxxx975, i dyshuar si Arjan Dalipi i sugjeron Ermalit që personat të cilët nuk kishin mundësi të lëviznin të komunikonin me Klemin:

Arjani: E s’kan me ça vin, po ku di gja un, t’llafosim me Klemin, pyete njëher.
Ermali: Eee, ose thuj Klemit po qe t’shkoj aty tek kafja, ku ishim atë ditë.
Arjani: E di Klemi?
Ermali: Po Klemi ka qenë aty me Dakun dhe me këtë t’shëndoshin.

Në një bisedë të orës 09:23 nga përmajtja e bisedës mes numrave që dyshoheshi të ishin në përdorim nga Ermali dhe Arjani flitet për fuoristratën me ngjyrë gri:

Ermali: Me fuoristratën është ku di gjë un.
Arjani: Me fuoristrëdën ësht?
Ermali: Eee me grin.

Në bisedën e datës 14.01.2015 ora 09:46 përdoruesi i numrit telefonik 067xxxx189, i dyshuar si Gentian Gjonaj njofton përdoruesin e nr. telefonik 068xxxx645, i dyshuar në përdorim nga Kelmend Dalipi:

Gjonaj: Ore, të priste ai shoku ty aty tek macet.
Kelmend: Ku ça veni?
Gjonaj: Ore te macet, atje ku je takuar ti në fillim një herë me Dakun.

Gjonaj: E, te “F…”
Kelnend: Ja se po iki unë direkt.

Në bisedën e datës 14.01.2015, përdoruesi i nr. telefonik 067xxxx189, i dyshuar si Gentian Gjonaj, komunikon me nr tek 069xxxx575, duke iu drejtuar me emrin Bali (emri tjetër me të cilin njihej Hysenaj) :

Gjonaj: Hajde vishi, po hiç o ktu në qendër jemi ne, po vijmë andej hajt. Vishu ti e bëhu gati kur të bëj unë zile dil te rruga.
Bali: Atu tek kafja, aty tek “E…” aty.

Në bisedën e datës 14.01.2015 ora 11:03, Gentian Gjonaj i kërkon përdoruesit të nr. telefonik 069xxxx949, Ermalit të shkonte dhe t’i merrte:

Gjonaj: Jo te dërrasat, shko atje drejt merri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × three =