Çfarë dite e shtunë futbollistike na pret!

Sport
330
0
sample-ad
nike-football

Një ditë e mbushur me aktivitete futbollistike , siparin e ndeshjeve e hapin Marseille dhe Man United.

Rikthehen ekipet sërisht në fushat e lojës. Dje në mbremje favortiët zhgënjejnë shumë. Marseille mundet nga Nice 2-1 dhe rrezikon vendin e dytë. Ndërsa Man United barazon 0-0 me ekipin e Cambridge United.

Francë- Lille – Monaco (17:oo)është ndeshja e parë për ditën e Shtunë në kampionatin francez. Monaco udhëton në transfertë me një ecuri fantastike 5 ndeshjet e fundit duke fituar katër dhe barazuar vetëm një. Lille në 5 ndeshje ,3 fitore dhe 2 barazime.Monaco qëndron në vendin e 5 dhe një fitore apo cdo rezultat tjetër nuk do i ndryshonte pozitën në tabelën e renditjes.Ndërkohë Lille ndodhet në vendin e 12 me 27 një fitore do e ndihmonte ngritjen në 2 vende më lartë.

Bastia-Bordeaux.(20:00) Vendi i 7-të Bordeaux udhëton në Bastian e vendit të 15-të.Ecuri e dobët e Bordeaux që sot do të kërkoj rikthimin tek fitorja.

Guingamp-Lorient (20:00).Një ndeshje direkte mes dy ekipeve. Guingamp vjen nga një ecuri e kënaqshme me 10 pikë në 5 ndeshje ndërsa Lorient me 6 pikë në 5 të zhvilluara. Favorite vjen Guingamp duke marrë parasysh dhe faktorin fushë.

Montpeiller-Nates (20:00) Një ndeshje për t’u parë dhe mos humbur për të gjithë të apasionuarit e futbollit francez. Vendi i 8-të Nantes udhëton në transfertë në Montpellier. Dy skuadrat e ndan vetëm një pikë në renditje por distanca nga vendi i 5-të është e pandryshueshme për këtë javë.

Itali- Serie A hapet sot në orën 18:00 me sfidën në Sardenja Cagliari -Sassuolo.Vendi i 18-të për ekipin e Zolës nuk është ai cfarë dirigjenca e Cagliarit kërkon.5 pikë në 5 ndeshje janë pak dhe sot kërkon rimbalci në rezultate. Sassuolo nuk do pres të dal e humbur nga Sardenja por do të luftojë për tre pikët. Ekipi i Di Francescos ka realizuar vetëm 6 pikë pas disfatës 2-1 me Palermon dhe sot kërkon fitoren për t’u ngjitur akoma më lartë në renditje.

Lazio – Milan (20:45).Një sfidë që do të riluhet sërisht në datën 27 Janar për Coppa Italia. Kësaj radhe ndryshojnë pozitat në renditje. Milan ndodhet 6 pikë larg Lazios dhe 3 vende larg lazialëve.Milan sot i detyrohet tifozëve 3 pikë duke mos fituar asnjë ndeshje në vitin 2015. Kuqezinjtë do t’i besojnë sërisht dyshes sulmuese Menez-Cerci. Lazio do të ketë ndryshime të shumta në formacion por dihet që Cana do të jetë sërisht titullar.

La Liga-Real Madrid shkon përsëri në transfertë. Një ndeshje relativisht e lehtë për djemtë e Ancelottit me Cordobën. Synohen vetëm 3 pikët dhe asgjë më shumë.
Barcelona është sot sërisht në transfertë. Elche është transferta e tyre. Në kupë e kishin mjaft të lehtë por sot mund të jetë dicka ndryshe.
Atletico Madrid-Rayo.Derbi madrilen për ekipin e Simeones.Fitorja 2-0 ndaj Granadës i jep fuqi Atleticos për të vazhduar ndekjen e Real Madrid.Simeone do t’i besoj prapë “El Nino” nga minuta e parë.
Real Sociedad-Eibar.Ndeshje e lehtë në letër por që renditja flet ndryshe për Real Sociedadin.Diferencë prej 9 pikësh mes Sociedad dhe Eibar.Moyes do tre pikët për t’u rikthyer tek fitorja. Eibar cdo rezultat që mund të pres sot nuk i ndryshon pozitën e saj në renditje.
Villarreal-Levante.Pritet të jetë ndeshje stërvitore ajo e Villarrealit me Levanten e vendit të 19. Tre pikë synon sot Villarreal që të barazojë pikët e Valencias në vendin e 5-të.

Angli-Sot nuk ka Premier League por FA CUP:
Chelsea pret Bradford , City Middlesbrough , Liverpool Bolton. Sfidat që do të luhen mes ekipeve të Premier League janë këto :
1.Southampton-C.Palace (16:00)
2.Tottenham – Leicester.

Superliga Shqiptare :Pas një muaj pushimi për Superligën ekipet kthehen në fushë.
Hap siparin e fazës së tretë ndeshja mes KF TIRANA dhe APOLONIA FIER në orën 14:00. Tirana për të vazhduar ndjekjen për të rikthyer trofeun në “Skënder Halili” i duhen patjetër 3 pikë.
Flamurtari-Teuta.Ndeshje direkte për renditjen. Flamurtari pret në shtëpi ekipin durrsak pa Gilman Likën të transferuar në Shkodër. 3 pikë që do t’i hynin shumë në punë vendve bregdetare.
Kukësi – Vllaznia. Luhet derbi i veriut. Kukësi kampion i dimrit pret Vllazninë. Jo Vllaznia që njihnin të gjithë por një Vllazni të dobët.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + eight =