Angel Di Maria ishte afër transferimit te Arsenali në vitit 2007, përfundoi te skuadra e Benficas

Sport
274
0
sample-ad

Arsen Wenger ka zbuluar se ishte afër transferimit të Angel Di Marias tek skuadra e Arsenalit në vitit 2007, por argjentinasi në fund përfundoi te skuadra e Benficas.

Menaxheri i ekipit londineze, ka zbuluar se ishte pran transferimit të yllit argjentinas, por leja për sjelljen e lojtarëve të rijnë, nga jashtë Anglisë, në Premierligë ia ka pamundësuar një gjë të tillë.

Strategu francez ka kërkuar nga drejtuesit e futbollit anglez që t’i lejojnë lojtarët të luajnë edhe pa leje pune, pasi kështu po i humbin talentet.

Ne kishim identifikuar Di Maria, kur ai ishte 17 vjet. Ne kemi kërkuar që ai të vijë këtu, por ai shkoi në Portugali dhe nga Portugalia ai shkon në Spanjë”, ka deklaruar Wenger.

Pse? Për shkak se ai nuk mund të merrte një leje pune. Kjo do të thotë se ai mund të vijë në Angli vetëm kur kushton shtrenjtë”, ka theksuar francezi

Angle Di Maria gjatë verës që shkoi nga Real Madridi u transferua në Manchester United për 75 milion euro.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

16 + 6 =