Legjenda e futbollit hollandez, Johan Cruyff, kundër vlerësimit të Kristiano Ronaldos

Sport
236
0
sample-ad

67-vjeçari, i cili e ka fituar çmimin “Topi i Artë” në vitet 1971, 1973 dhe 1974, kur luante me skuadrën “Ajaks” të Amsterdamit, këmbëngul së në mbrëmjen gala të 12 janarit duhej të vlerësohej  jo Kristino Ronaldo, por.

Legjenda e futbollit holandez Johan Cruyff e konsideron absurd vendimin për t’ia dorëzuar trofenë ” Topi I Artë” sulmuesit të skuadrës së “Realit” të Madridit, që sipas tij, nuk bëri asgjë me Portugalinë në Kupën e Botës.

67-vjeçari, i cili e ka fituar këtë çmim në vitet 1971, 1973 dhe 1974, kur luante me Ajaksin e Amsterdamit, këmbëngul së në mbrëmjen gala të 12 janarit duhej të vlerësohej Toni Kroos, që u shpall kampion bote me Gjermaninë.

Në nivelet më të lartë cilësitë individuale duhet të kombinohen me arritjet si skuadër. Nga ky këndvështrim, është absurde që për të dytin vit radhazi, Topi i Artë i jepet një lojtari që edhe pse ka shkëlqyer individualisht, nuk ka fituar maksimumin e trofeve. Në 2013, Bayerni fitoi gjithçka, por sërish në garën për Topin e Artë triumfoi Cristiano Ronaldo, edhe pse këtë çmim e meritonte Toni Kroos, apo dikush tjetër te kampionët e Bundesligës.

Në 2014 Kroos ishte një lojtar kyç për kombëtaren që fitoi Kupën e Botës, por çuditërisht nuk ishte ndër tre kandidatët kryesore për fitimin e Topit e Artë.

Ronaldo ishte krejtësisht anonim në Brazil 2014. Të jetë e qartë se këtë çmim të FIFAS-s nuk mund ta konsideroj më serioz”, tha legjenda holandeze.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + fourteen =