Çfarë e lidh ekzekutimin e vëllezërve Tola, në Holandë, me laboratorin e drogës në Xibrakë

AktualitetKronikeKryesore
379
0
sample-ad

Shumë dyshime janë ngritur për ekzekutimin e dy vëllezërve nga Elbasani në Holandë. Vrasja e Florenc Tola, 30 vjeç dhe Glevis Tola, 25 vjeç, pak ditë më parë në Roterdam të Holandës, ka shkaktuar shumë mister dhe këtë e thonë edhe vetë hetuesit vëndas të cilët thonë se vrasja mund të jetë porositur nga Shqipëria.

Kjo është pista kryesore ku edhe vetë policia holandeze është përqendruar për të zbardhur masakrën e datës 15 janar në Roterdam. Dy vëllezërit njiheshin si trafikantë droge, dhe fillimisht e kanë nisur këtë veprimtari në Itali, për të vijuar më pas në Belgjikë, Zvicër dhe së fundmi në Holandë shkruan shqiptarje.com.

Por është ngritur edhe hipoteza se vrasja e tyre mund të ketë lidhje me aksionin e zhvilluar në Xibrakë të Elbasanit. Kjo, duke qenë se vrasja ka ndodhur pikërisht dy ditë pas operacionit të policisë shqiptare. Gazeta shkruan se vëllezërit mund të kenë qenë të përfshirë në këtë trafik.

Por, vetë familjarët e tyre e hedhin poshtë akuzën se ata merreshin me trafik droge. Ata thonë se vrasja ka ndodhur për shkak se ata kanë tentuar t’i grabisin, dhe jo për përfshirje në pazare droge, siç thonë autoritetet holandeze.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 1 =