Home / Kryesore / Thirrje gazetarëve për t’u pjesëmarrë në konkurs. Fituesi shpërblehet me 500 dollarë

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Thirrje gazetarëve për t’u pjesëmarrë në konkurs. Fituesi shpërblehet me 500 dollarë

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”18708″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (Qendra EPER), me mbështetjen e Fondacionit “Shoqeria e Hapur për Shqipërinë” (SOROS) në kuadër të projektit “Kolektorët Individualë në Qytetin Tim” ka hapur thirrjen për artikuj gazetarie në fushën “Puna e Kolektorëve Rom dhe Egjiptian në Riciklimin e Mbetjeve”.

Qëllimi i këtij konkursi është realizimi i artikujve informues dhe investigues në lidhje me punën e kolektorëve rom dhe egjiptian në riciklimin e mbetjeve në qytetin e Tiranës.

Thirrja fton të gjithë gazetarët shqiptarë që në bashkpunim me organizata që punojnë në fushën e mjedisit, të drejtave të njëriut dhe zhvillimit komunitar, të realizojnë artikuj gazetarie në median e shkruar ose elektronike.

Gjithashtu, Qendra EPER do të lehtësojë botimin e artikujve në median e shkruar ose elektronike për gazetarë, të cilët nuk kanë një medium për të botuar shkrimet e tyre.

Kushtet e përgjithshme

–  Të gjithë gazetarët nga Shqipëria, ftohen që të aplikojnë me një artikull   autorial.

–  Duhet të vertetojnë qartë bashkëpunimin me një organizatë të shoqërisë civile.

–   Preferohet që artikujt të publikohen paraprakisht në median e shkruar ose elektronike.

–   Artikujt duhet të jenë të botuara prej dates 26 nëntor 2014 deri me 28 shkurt 2015.

Kriteret e përzgjedhjes

–  Tematika e artikujve duhet të lidhet me identifikimin dhe ekspozimin e situates sociale, shëndetësore, ekonomike dhe mjedisore të komunitetit rom dhe egjiptian që jeton dhe punon me mbetjet në qytetin e Tiranës.

–  Aftësitë hulumtuese gjatë kryerjes së detyrës apo shkrimit të artikullit, si dhe ndikimi në shoqëri nga mesazhi i dhënë, po ashtu do të vlerësohen.

 

Shpërblimi

Komisioni përzgjedhes, i përbërë nga tre anëtarë, gazetarë me përvojë dhe njohës të fushës, do të bëjnë vlerësimin e artikullit më të mirë, dhe fituesi do të shpërblehet me shumën prej 500$.

Si të dorëzohet aplikimi

Formulari i aplikimit me artikullin e shkruar duhet të dërgohet në e-mailin info@epercenter.org, deri në datën 28 Shkurt 2015.

 FORMË APLIKIMI

ÇMIMI për ARTIKULLIN më të mirë gazetaresk nga fushëN “Puna e Kolektorëve Rom dhe Egjiptian në Riciklimin e Mbetjeve”

 

AUTORI/JA*:

________________________

 

DATA DHE VENDI I LINDJES*:

________________________

 

VENDI I PUNËS DHE MEDIUMI:

______________________________________

 

ADRESA DHE KONTAKTET E SHTËPISË MEDIALE:

________________________________________________________________________

 

Për këtë çmim mund të konkurrojnë vetëm gazetarët shqiptar që realizojnë një shkrim nga 26 nëntori 2014 deri në 28 shkurt 2015.

 

TITULLI I ARTIKULLIT *: ________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

BOTUAR MË: __________________

 

BOTUAR NË: ___________________________________

 

NË BASHKPUNIM ME ORGANIZATËN*: _______________________________________

________________________________________________________________________

 

JU LUTEM TË BASHKËNGJITNI:

  1. ARSYETIMIN pse artikulli juaj e meriton këtë çmim (max. 250 fjalë)
  2. ARTIKULLIN NË FORMATIN ËORD ME DËSHMINË PËR BOTIM NË GAZETË DITORE APO ËEBFAQE

 

Nënshkrimi:    ______________________________________

Telefoni (fiks ose mobil) _____________________________

E-mail: ________________________________

 

Aplikacioni i plotësuar së bashku me dokumentacionin bashkëngjitur për këtë aplikim, duhet dorëzuar në e-mailin info@epercenter.org, brenda datës 28 Shkurt 2015.

 [/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Check Also

Eglantina Kume: Gocat e Durrësit janë si deti, i rezistojnë kohës

Një portret për aktoren e mirënjohur të kinemasë shqiptare. Si në rininë e parë Jeta e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + 14 =