Njoftim i Qendrës shqiptare të studimeve letrare “Pjetër Budi”

Kulture
271
0
sample-ad

Qendra e Studimeve Letrave “Pjetër Budi”,vepron pranë Akademisë së Shkencave. Në vëmendje të punës ajo do të ketë arritjet e periudhës së parë të letrave shqipe, por edhe arritjet e letërsinë e sotme.

Redaksia që po merret me përgatitjen e revistës “Pasqyra e t’rrëfyemit’’, njofton se është në përcaktimet përfundimtare të rubrikave dhe të problematikave të saj. Ajo ka kënaqësinë e veçantë:
Së pari: Të falenderojë të gjithë atë që sugjeruan ide dhe pikëpamje të ndryshme në lidhje me praktikën e botimit, në mënyrë të veçantë ata që kanë nisur shkrime drejt redaksisë, si dhe ata që kanë njoftuar se po punojnë për të mbyllur shkrimet e tyre.
Së dyti: Vijon praktika e pranimit të shkrimeve, të cilat krijojnë mundësitë e përzgjedhjes dhe realizimit të një paraqitjeje sa më dinjitoze, qysh në numrat e parë të saj.
Së treti: Po bëhen përpjekje maksimale që revista të ketë ISSN-në vet, e cila kërkon jo pak hapa për t’u realizuar.
Mbetemi në kontakt të vazhdueshëm
Redaksia e revistës “Pasqyra e t’rrëfyemit”

 Çfarë është Qendra shqiptare e studimeve letrare “Pjetër Budi”

 Qendra e Studimeve Letrave “Pjetër Budi”,vepron pranë Akademisë së Shkencave. Në vëmendje të punës ajo do të ketë arritjet e periudhës së parë të letrave shqipe, por edhe arritjet e letërsinë e sotme. Kjo Qendër u prezantua më 18 nëntor 2014, si nismëtare e një grupi shkrimtarësh dhe studiuesish.

Drejtues isaj është studiuesi Behar Gjoka, sipas të cilit: kjo  qendër e studimeve letrare do të luajë një rol të rëndësishëm në letërsinë shqipe.

Qendra letrare ““Pjetër Budi” më 18 nëntor ka zhvilluar takimin e parë me poetin Kosovar Sali Bashota, ndërsa në muajt në vazhdim do të vijojë aktivitetin me vëmendje tek autorë të tjerë, duke pasur në fokus letërsisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − 2 =