Eksploziv makinës së Drejtorit të burgut të Fushë-Krujës

AktualitetKronikeKryesore
219
0
sample-ad

Makinës së drejtorit të institucionit të burgut të Fushë-Krujës i është vënë lëndë eksplozive e dyshuar tritol. Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur por jashtë rrezikut për jetën drejtori i burgut Arben Sulo. Shpërthimi i automjetit tip ‘Opel’ me targa AA 654 AS ndodhi brenda Portit të Durrësit. Drejtori i burgut të Fushë-Krujës jeton në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar, ndërsa Policia e Durrësit deklaron se Arben Sulo ka qenë duke shkuar në punë kur makina e tij ka shpërthyer. Të njëjtat burime thanë se Sulo ka kaluar nga brenda portit për të shmangur trafikun e orëve të mëngjesit, ndërsa ishte nisur drejt Fushë-Krujës. Suloj është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Durrësit, por më pas për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar drejt Qendrës Spitalore të Traumës në kryeqytet. Forca të shumta policie dhe Oficerët e Krimeve të Rënda janë në vendin e ngjarjes ku po kryejnë hetime intensive dhe kanë mbledhur pamjet filmime të kamerave të sigurisë, të instaluara përgjatë gjithë zonës ku ka ndodhur ngjarja.Nga të dhënat e para në vendin e ngjarjes, mësohet se shpërthimi ka ndodhur nga një minë me telekomandë që i është vendosur automjetit të Drejtorit të Burgut të Fushë-Krujës. Hetimet janë nisur në disa pista po kryesorja është ajo që lidhet me detyrën e Arben Suloj, si drejtor i Burgut të Fushë-Krujës, ndaj është duke u verifikuar ndonjë konflikt i mundshëm me të dënuarit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × two =