Nesër opozita hyn në sallën e Kuvendit, rikthehet normaliti parlamentar

AktualitetKryesorePolitike
450
0
sample-ad

Ditën e nesërme, pas disa javë ndërprerjeje për shkak të pushimeve dimërore që shënojnë fundin e sezonit, Parlamenti shqiptar do të rinis punën në sezonin e tij të dytë. E reja e tij do të jetë rikthimi i opozitës që për rreth gjashtë muajsh e ka braktisur sallën e tij, gjë kjo që

shënon dhe rikthimin e këtij institucioni të rendësishëm në legjitimitet të plotë. Rikthimi i opozitës vjen pas negociatave të vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar. Mirëpo cila është axhenda er punimeve të tij?

Debati për dekriminalizimin e Parlamentit mbetet kërkesa e pazmbrapshme e Partisë Demokratike,ndërkohë që në draftprogramin tre javor është parashikuar kalimi i aktit normativ për Buxhetin e vitit 2014, si edhe dekreti i Presidentit Bujar Nishani për Gjykatën e Lartë.

Gjatë këtij tre-javori do të diskutohet edhe dekreti i Kryetarit të Shtetit për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejkon, si edhe ligji për Forcat e Armatosura, i ndryshuar.

Për shumicën parlamentare, prioritet mbetet reforma në drejtësi. Pasi kanë miratuar ndarjen territoriale në sesionin e kaluar, PS e LSI nuk shohin nismë tjetër më të rëndësishme sesa reformimi i gjyqësorit, ndërkohë që plotësimi i vendeve vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, janë prioritet mbi prioritetet.

Komisionit të posaçëm parlamentar të konstituar vetëm nga maxhoranca qeverisëse, fundin e muajit dhjetor do t’i bashkohen edhe përfaqësuesit e opozitës, ndëras PD ka dorëzuar në Kuvend kërkesat për ngritjen e komisionit parlamentar për dekriminalizimin e politikës, komisionin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese por edhe komisioni për emërimet në Administratën publike.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen − 1 =