Trafiku kokainës, në vendin tonë hynte e tretur në rroba fëmijësh, nipi Enver Hoxhës, rrezikon 15 vjet burg

AktualitetKronikeKryesore
235
0
sample-ad

Grupi i kokainës që drejtohej dhe financohej nga Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës dhe Gentjan Gjonaj nga Vlora, arrinte të depërtonte kokainën në pikat kufitare të disa vendeve, duke e fshehur atë në rroba fëmijësh.

Hetimet Gjermane kanë zbuluar se kokaina blihej në Kubë dhe Kolumbi, nga disa prej anëtarë të grupit, ndërkohë që më pas transportohej me traget, ku futej në konteinerë dhe më tej nisej drejt porteve të Turqisë.

Pikërisht në këtë shtet, grupi kishte celulën e tij, e cila ashtu si dhe në Shqipëri kishte një laborator për përpunimin e kokainës, drogë kjo mjaft e pëlqyer nga klientët VIP.

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, i cilësuar si financues i një rrjeti të fuqishëm kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, është fotografuar teksa shoqëronte dy kolumbianët, Cesar Avila dhe Walther Moreno, të cilët u prangosën në ish-magazinat e rezervave shtetërore në Xibrakë të Elbasanit që ishin shndërruar në një laborator të sofistikuar të përpunimit të drogërave të forta, shkruan “GSH”.

Hetimet mbi grupin kriminal që trafikonte drogë nga Kuba në Shqipëri mandej me destinacion final vendet e Europës, nisën mbi bazën e një informacioni të ardhur nga autoritetet gjermane. Prokuroria urdhëroi vëzhgimin e të dyshuarve, ku disa prej tyre u përgjuan në një dreke në një lokal në Elbasan, ku flisnin hapur për pazaret e drogës.

Mbi Ermal Hoxhën dhe të tjerët rëndojnë të paktën 5 akuza mes të cilave “grupi i strukturuar kriminal” dhe “prodhim lëndësh narkotike” i cili kur kryhet në bashkëpunim dënohet deri në 15 vjet burg.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 4 =