Fragment nga libri, "regjimi gangster" i Tiranës në raportet e shërbimeve të huaja sekrete

Foto lajmeKryesore
289
0
sample-ad

“Dokumenta sekrete kanë qarkulluar në kryeqytetet perëndimore, për dy vitet e fundit, në të cilat citohen të dhëna të përfshirjes së anëtarëve të partisë në pushtet, përfshi edhe ministra të qeverisë, në trafikun e drogës, në atë të armëve. Por shërbimet e zbulimit të vendeve të ndryshme kanë njoftuar se…

———————————————————————————

                             Librin mund ta gjeni vetëm në Tiranë:

  • Në libraritë e rrjetit “ADRION”;
  • Në librarinë “AGOLLI”, pranë selisë së Partisë Socialiste;
  • Në librarinë e Rr. “Myslym Shyri”, djathtas në hyrjen nga “21 dhjetori”.
  • Në “FREND’S HOUSE BOOK”, pranë drejtorisë së Policisë Tiranë;
  • Në librarinë “BOOK STORY” të Qendrës Tregtare TEG.
  • Në librarinë e Rrugës së Dibrës, pas kullës 9 katëshe.
  • Në librarinë e Bashës, pranë ish godinës së ATSH-së.

——————————————————————————-

“Përse Europa ka heshtur ndaj korrupsionit që ka helmatisur një komb të tërë”?, pyeste në artikullin me të njëjtin titull, të publikuar në dt.14 shkurt 1997, Andrea Gumbel, gazetari i të përditshmes presticioze angleze:“The Independent”?

Në përmbajtje të tyre akuzoheshin segmente të larta të qeverisjes shqiptare, që qënien në pushtet e shfrytëzonin për të organizuar trafikun e drogës, tregtinë ilegale të armëve, trafikun e karburanteve, pastrimin e parave etj.

“Dokumenta sekrete kanë qarkulluar në kryeqytetet perëndimore, për dy vitet e fundit, në të cilat citohen të dhëna të përfshirjes së anëtarëve të Partisë Demokratike në pushtet, përfshi edhe ministra të qeverisë, në trafikun e drogës, në atë të armëve dhe, deri në përfundim të luftës në Bosnje, në shkeljen në shkallë të gjerë të sanksioneve përmes shitjes së naftës Serbisë dhe Malit të Zi ”, – publikonte “The Indipendent”, në numrin e datës 14 shkurt, e më tej vazhdonte:

“Por shërbimet e zbulimit të vendeve të ndryshme kanë njoftuar pa asnjë ekuivok se Shqipëria është kthyer në një shtet shtypës një partiak, ku korrupsioni lulëzon në të gjitha nivelet dhe ku një ekonomi me baza gangsterësh është vënë nën kontrollin strikt klientelist të partisë në pushtet…”.

Duke ju referuar zyrtarit më të lartë italian të antimafias, Andrew Gumbel, citonte:

“ Pier Luigi Vigna, prokurori kryesor italian antimafia, konfirmoi raporte, nga një shoqatë e vogël afaristësh, se segmente të kriminalitetit të organizuar italian kishin derdhur të holla në këto skema piramidale për të grumbulluar kapitalin fillestar për ndërmarrje me aktivitete të reja.Ai vuri në dukje se Shqipëria është kthyer në një prodhues i konsiderueshëm i marijuhanës dhe se ka filluar edhe kultivimin e kokës, që është lëndë e parë për prodhimin e kokainës”.

Për shtrirjen gjeografike të kultivimit dhe të trafikimit të drogës “The Independent“ akuzonte Ministrinë e Brendëshme titullar dhe drejtues kryesor të të cilës i konsideronte si arkitekt të ngritjes së këtij rrjeti. Si të mpleksur në transportin e armëve, të naftës dhe në kontrabandën e cigareve “The Indipendent” citonte edhe ministrin e Mbrojtjes, Safet Zhulali.

“Agron Musaraj, ministër i Brendshëm, deri në zgjedhjet e përgjithëshme të majit * të kaluar, u detyrua të largohej nga posti i tij, thonë burimet e zbulimit, pasi Shtetet e Bashkuara, -i vetmi vend perëndimor, i cili ka mbajtur një qendrim kritik ndaj Shqipërisë, – i ka deklaruar qeverisë se dyshonin se ai ishte arkitekti i tërë trafikut të drogës ”, – shkruante gazetari i të përditshmes presticioze angleze, Andrew Gumbel.

Këtij publikimi i dhanë hapësirë transmetimi edhe dy radiostacionet e njohura “BBC” dhe “Dojçe Vele”, kurse reagimi kundërveprues i ish-ministrit të Brendshëm, ndërkohë deputet i Partisë Demokratike dhe kryesues i Komisionit Parlamentar të Rendit, ishte përgënjeshtrimi i këtyre akuzave.

Në një intervistë të dhënë prej tij në radion “BBC”, datë 16 shkurt ’97, midis të tjerave, ai shprehej: Keqdashja këtu është jo thjesht tek personi i ministrit, por tek rrëzimi i qeverisë dhe ndërtimi i një qeverie të tipit të ri, që e kërkon e majta shqiptare. Dhe pa akuzuar nuk mund të rrëzosh…”.

Të njejtin qendrim, madje më të ashpër, mbajti edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, zyra e shtypit të të cilit deklaroi se do ta hidhte në gjyq autorin Andrew Gumbel dhe redaksinë e gazetës, që i kishte lënë hapsirë publikimi shkrimeve,sipas saj, të ngritura mbi fakte të pavërteta.

Kush, pra, kishte të drejtë në këtë dyluftim? Eshtë një pyetje tjetër e mbetur pezull ligjërisht edhe sot e kësaj dite, s’ka gjë se opinioni i mirëinformuar edhe nëpërmjet shtypit shqiptar, që kishte publikuar, herë pas here, raporte të tjera të zbulimeve të huaja, rreshtohej në anën e “The Independent”-it anglez.

Tre vite më pas, Spartak Poçi, ish-ministri i Rendit Publik në qeverisjen socialiste, në një takim të zhvilluar në komisariatin e Policisë të Kuçovës, datë 17 janar 2000, do ta vizatonte veprimtarinë e paraardhësit të tij, me këtë deklarim:“… Në territorin tuaj ekzistojnë me shumicë trafiqe, si ai i drogës dhe i femrave, të ndërtuara me mjeshtëri nga ish-ministri i Brendshëm, Agron Musaraj. Por, së fundi, po lulëzon edhe trafiku i karburantit dhe komisariati i Kuçovës ka bashkëpunëtorët e tij në këtë trafik…”, – duke zyrtarizuar ato çka kishte publikuar “The Independent”-i anglez tre vite më parë. Këtë cilësim të ministrit të Brendshëm socialist, Spartak Poçi, gazeta e përditëshme “Koha Jona”, do ta radhiste theksueshëm në numrin e saj të publikuar në datën 18 janar 2000, ndërsa po kaq dukshëm kishte publikuar në numrin e datës 20 dhjetor 1997 shkrimin me kryetitull: ” Ministria e Brendëshme kupola e drogës”.

Pasi bënte me dije se akuza vinte nga zyra e shtypit e zëdhenësit të kabinetit të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Neritan Ceka, midis të tjerave, shkrimi citonte: ”Njerëzit që kanë drejtuar Ministrinë e Brendëshme kanë kryer edhe trafikun e drogës në Shqipëri dhe për këtë organet kompetente disponojnë dokumenta të plota…”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + three =