Dita ideale për të nisur dietën

Shendeti
293
0
sample-ad

Pas festave, një pjesë e madhe e njerëzve shtojnë peshë në mënyrë të menjëhershme. Sipas një studimi të bërë nga disa profesorë në universitetin finlandez të Tamperes, është arritur në përfundimin se e mërkura është dita më e mirë për të nisur dietën.

Studiuesit thonë se pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë para nisjes së fundjavës, përgjithësisht të premten, që në nisje të javës së ardhme të fillojnë dietën.

Gjatë fundjavës, kur njerëzit përgjithësisht nuk janë në punë, kanë një jetë sedentare, hanë më shumë dhe pesha e tyre ka tendencë që të rritet.

Sipas studiuesve finlandezë, dita më e mirë për të menduar për nisjen e dietës është e mërkura, me kushtin që të mendoni për këtë gjë që në orët e para të ditës, sapo hapni sytë.

Kërkuesit skandinavë e kanë mbështetur studimin e tyre në një grup prej 40 personash dhe në bazë të testeve të shumta që kanë bërë gjatë ditëve të javës kanë arritur në përfundimin se ata që peshoheshin dhe mendonin më shumë për të nisur një dietë, humbnin kilogramë më shumë se të tjerët që e mendonin më pak këtë fakt.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 2 =