Pogradec, digjet makina e bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë, Artan Shkëmbi

AktualitetKronikeKryesore
411
0
sample-ad

Sipas disa dëshmive të personave që kanë parë ngajrjen fillimisht është dëgjuar një shpërthim dhe, më pas, janë vërejtur flakët që kanë përfshirë automjeti tip “Citroen”. Policia e Pogradecit ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth ores 03.00 të mëngjesit, dhe se, nga ana e saj, po punohet për gjetjen e shkaqeve.

Automjeti i shtetases A. Shkëmbi bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Pogradec Artan Shkëmbi, është djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 15 janarit 2015 në lagjen nr 3, poshtë shtëpisë së ku dhe banon kryebashkiaku Pogradecit.

Sipas disa dëshmive të personave që e kanë parë ngjarjen, fillimisht është dëgjuar një shpërthim dhe, me pas, mjeti tip “Citroen” është përfshirë nga flakët që vazhduan ta djegin.

Ndërkohë që burime të Policisë së Pogradecit kanë konfirmuar nisjen e  hetimeve pët të arritur tek autorët e kësaj vepre kriminale, mësohet se automjeti nuk është lënë gjatë në vendin e ngjarjes, por është hequr prej andej.

Ende nuk dihet arsyeja pse automjeti i gruas së Kryetarit të Bashkisë Pogradec  u përfshi nga flakët, por policia po heton në dy pista, djegie aksidentale, por edhe për shkak të detyrës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 3 =