FUNDI I NJË EPOKE

IntervistaOpinion
419
0
sample-ad

Nga: Enea NDREU

Helen Glykatzi Arveler, akademik, historian. 

Mbajtëse e dy doctoraturave  -History (1957) dhe Letërsi (1966) – në Shkollën për Studime të Avancuara në Paris. Ajo ishte presidentja e parë femër e Departamentit të Historisë në Universitetin e Sorbonës në 1967 dhe dekane e  parë femër e Universitetit të Sorbonës, në 1976, në historinë 700 vjecare.

Ajo ka shërbyer si dekan i Universitetit Europian, president i Universitetit të Parisit dhe Qendrës  Artit dhe Kulturës  Georges Pompidou. Ajo është anëtare  e Akademisë së Athinës dhe president nderi i Qendrës Kulturore Evropiane të Delphous. Është nderuar ndër të tjera, me Kryqin e Madh i Urdhrit të Feniksit, ndërsa më 28 nëntor të këtij viti u pranua  doctor nderi në Universitetin e Athinës.

Në këtë intervistë kemi të bëjmë me një rrëfim në thellësi të historisë  rreth krizës shumë dimensionale që kalon shoqëria në përgjithësi dhe ajo greke në vecanti.

 

Zonja Arveler ekziston një ndjenjë se sot ne jemi duke përjetuar një fund.Fundin e një epoke. Cilat janë pasojat ….

Epoka e re që po përjetojmë nuk është vetëm për vendet e prekura nga kriza, por edhe për të gjithë botën. Kjo është epoka e dijes, informacionit dhe mjeteve të reja teknologjike.Por kjo është një periudhe e një  pasigurie të përgjithshme nga e cila për fat të keq shoqëria dështoi për ta përballuar. Dhe kush është kjo pasiguri; Është pasiguria që shqetëson brezin e ri, në qoftë se do të gjenjnë një punë, në qoftë se do të gjejnë një vend në diell. Nëse do të gjejnë atë që ju mund të ju duhet – jo sukses, por lumturi.Tashmë  mësuam të kujdesemi më shumë për suksesin se sa për lumturinë. Dhe kjo është pikërisht fundi i një epoke.

Si e perceptojmë krizën ekonomike të viteve të fundit? A ka ndonjë alternativë?

Kriza ekonomike nuk është vetëm greke. Eshtë pasojë e globalizimit, dhe i ndërvarësisë së njerëzve në një mënyrë të tillë që ata të mos munden të jenë më përgjegjës vetëm për veten e tyre.

Kriza ekonomike është një simptomë .Kriza më e madhe është një krizë e vlerave, por edhe mungesë e shpresës për një të ardhme më të mirë. Ne nuk kemi më siguritë e së kaluarës, e cila na lejojnte që të kishim një shpresë për të ardhmen. ”

Objektivi i BE-së ishte konvergjenca (politike, ekonomike, kulturore). Çfarë ka mbetur nga e gjithë kjo? Ajo është thjesht një bibliotekë një depozitë apo mbetet serioze për perspektivën.

 

Qëllimet dhe  pikëpamje të BE duhet ti analizojmë nga fillimi.

Kur BE-ja filloi të funksionojë që nga koha e çelikut dhe qymyrit, ky  funksionim (ose më saktë bashkëpunim)nuk ishte as kulturore dhe as politikë. Ishte ekonomik. Mone-ja kur e bëri Evropën me kushtet e veta, ajo ishte për atë vetëm një Evropë ekonomike, me arsyetimin se rrallë përballesh me ata që kanë  interesa të përbashkëta ekonomike. Ideja e Mone-së ishte pikërisht vetëm për të filluar nga ekonomia, për të siguruar paqen në Evropë. Kjo ishte dhe arsyeja e krijimit të Evropës.

Më pas ideja, për të bërë një Evropë politike, ushtarake, se kur do kemi një diplomaci reale dhe një politikë të përbashkët të jashtme do të merrte shumë kohë. Shpresojmë që fëmijët tanë apo nipërit tanë do ta realizojnë. Atë cfarë Evropa aktualisht ka arritur është një: Bashkimin Ekonomik, pavarësisht të gjitha këtyre dallgëve që po  kalon. Dhe në sajë të ekzistencës së një bashkimi ekonomik, ka dhe paqe.Arritja më e madhe është paqja.

A mendoni se këtë herë mungojnë liderët  politikë? Ekziston mendimi që ne sot kemi politikanët-menaxher, pa vizion të gjerë, të cilët shohin postin politik si një punë për të pasuruar  CV e tyre.

Nuk është e rëndësishme  pasja e liderit kur kemi globalizëm. Çfarë do të bëjë një lider  i madhë, në qoftë se ai nuk i di gjërat teknokratike në këtë moment? A mundet një udhëheqës (lider) vetëm me vizion të komandojë një ndërmarrje të madhe sic është bota sot? Unë nuk besoj se historia është vetëm njerëzit e mëdhenj. Historia bëhet nga të gjithë në pozicionin ku ndodhet secili. Historia është një krijim i njeriut, dhe njeriu është një krijesë e historisë. Mungesa e udhëheqësve është i  vërtetë dhe real….Do ju jap një shembull..

Në periudhën e rënies së Bizantit Perandori tha: Ne kemi nevojë për një administrator  dhe jo për një  mbret. Problemi, pra, sot është tjetër: nëse sa të mirë janë  sot administratorët  . Të paktën të jenë  teknokratë të mirë.. Këtu kemi pikëpyetjen.

 

Cili është problemi më i madh i shoqërisë sot?

 

Arsimi. Ka një zhvlerësim të përgjithshëm të mësuesve, profesorëve, ka një tolerancë për gjëra anti-arsimore që bëhet në shkolla dhe ka një papërgjegjshmëri sociale mbi edukimin, pedagogjinë  dhe jo vetëm në arsim. Edukimi mund të jetë një çështje familjare, por arsimi është një çështje e shtetit.

Shkatërrimi i arsimit në këtë kohë dhe mungesa e edukimit të familjes dhe të institucioneve të saj, e cila duhet të shërbejë këtë edukim është problemi më i madh i shoqërisë së sotme.

Të tjerat kalohen.Hygoi thoshte dikur se ku hapet një shkollë mbyllet një burg.Në këtë moment janë bërë shkollat një burg. Dhe jo vetëm nga edukimi  apo fenomenet e dhunës, por edhe për tolerancën e saj për cdo veprim  transagressive brenda në shkollat e cdo lloj niveli.

 

Gjatë dekadave të fundit ka dominuar fenomeni i të bërit “figurë” dhe super konsumi. A mendoni se kriza mund të ketë një efekt pozitiv në nivelet e rezervave?

 

Para disa kohësh ishte një shfaqje në Francë me intelektualë të ftuar, e cila ishte titulluar “Rroftë kriza”.

Kjo për shkak se kriza, e cila sigurisht nuk ishte aq e fortë sa në Greqi,Portugali apo ndonjë vend tjetër , udhëhiqte  njerëzit në një reflektim. Sic thotë dhë Kavafi; “ Këtu të ndaloj dhe të shikoj dhe pak natyrën”. Këtu të ndalojmë dhe të shikojmë edhe pak veten.

Reflektimi ndaj gjërave kryhet, kur përballesh me vështirësitë.

Ndoshta vështirësitë  e krijuar nga kriza, e cila është edhe ekonomik dhe shpirtërore dhe psikologjik, kryesisht në papunësinë e krijuar, ndoshta kjo  vështirësi është për t’i dhënë secilit prej nesh mundësi të ngrihet mbi veten e tij dhe ta pyesë veten :Cfarë mund të bëj…dhe jo vetëm cfarë kam,jo vetëm cfarë do marrë,por cfarë mund të bëj për arritur më të mirën.

Kjo pyetje nuk formulohej ,për sa kohë nuk kishte asnjë krizë. Para krizës dikush konsiderohej i rëndësishëm jo për atë që ai e bën, e as për atë që thotë, por për atë që kishte.Dhe kështu arritëm në pikën qe ndodhemi sot.

Pra, ndoshta sot duhet të gjejmë një tjetër teori, një tjetër soditje: “Nuk jam se kam, por unë jam dhe ndoshta kam“.

Nga tani e tutje çfarë mund të bëhet që gjërat të shkojnë më mirë? Ka vend për një optimizëm real?

Deri tani presupozohet se kemi qenë autonom. Në ditët e sotme nuk ka  shoqëri autonome. Njëri  varet nga tjetri. Një amerikan nobelist kur e  kishin pyetur se kush ishte shkolla me e madhë për të… ishte përgjigjur ..periudha kur isha në edukimin parashkollor(kopësht…cerdhe). Sepse aty më mësuan se si të jap dorën tek një tjetër fëmijë për të kaluar në anën tjetër të rrugës.Pra për të dalë në anën tjetër të rrugës patjetër kemi nevojë për komshiun.Ndoshta ndonjëherë komshiu mund të ketë dhe të drejtë.Dhe nga ky moment e më pas duhet të kemi parasysh se të japësh të drejtë edhe tek kundërshtari ,është kusht që të mundesh të jesh njeri i denjë dhe me njerëzim.

Çfarë  këshilloni të rinjtë rreth sfidave me të cilat përballen ata në kohën e tyre?

Të kenë këmbët e tyre mbi tokë dhe sytë në qiell. Të jenë  realist, por mos të humbasin ëndërrën  e as vizionin. Të bëjnë në jetë atë që duan, jo atë që të tjerët duan për ata,qofshin prindërit ,mësuesit apo edhe priftërinjtë.

Cili veprim konsiderohet revolucionar sot?

Akt revolucionar është që të japësh dorën komshiut,mikut të afërmit tuaj. Kjo është ajo që thonë amerikanët;”kur ju jepni dorën tuaj, ju jepni edhe zemrën. ”

Si mundet arti dhe kultura në përgjithësi mund të kontribuojë në përballimin e krizës?

Duke bërë njerëzit më të lumtur. Duke menaxhuar kulturë dhe art për të shkëputur njerëzit dhe kryesisht rininë nga ashpërsia, zymtësia, vuajtjet dhe misteret. Duke i shkëputur nga dogmat që:

“ Gabimi është gjithmonë i tjetrit,duke patur parasysh që populizmi është më i rrezikshëm”.

 

Çfarë konsideroni fenomenin më të rrezikshëm në Greqi në e krizës? Rrezikon sot demokracia?

 

Po. Rrezikon nga populizmi, se gabimi është gjithmonë i tjetrit, kurrë i joni. Kur mungon mendimi dhe diskutimi ,udhëhiqemi  në sjellje çnjerëzore. Por, demokracia rrezikon edhe nga njerëzit që thjeshtë  bjnë detyrën dmth lajnë  duart e tyre. Kur sot bëhen krime  dhe ka dëshmitarë që kanë frikë për të dëshmuar, ky  është degradimi më i madh moral i një vendi.

Dëshmitar do të thotë të tregosh të vërtetën, por edhe të japësh jetën  për të.

Përndryshe, siç  thotë dhe Machiavelli, “lejon të keqen të shtohet“.

Solli në shqip Enea Ndreu

Facebook Comments

Website Comments

POST A COMMENT.

5 × one =