“Charlie Hebdo” riboton karikaturën e Profetit Muhamed. Gjithçka është e falur, “Je suis Charlie”

AktualitetKryesore
331
0
sample-ad

Në faqen e parë, të revistës “Charlie Hedbo”, e cila do të dalë në treg të mërkurën, do të ketë përsëri karikaturën e profetit Muhamed që qan ndërsa mban në duar një tabelë ku shkruan “Je suis Charlie”. Slogani je suis Charlie (“Unë jam Charlie“) është përdorur gjerësisht pas sulmit 7 janar revistën satirike, dhe njerëzit e perdorën për të treguar mbështetjen e tyre.

Numri i parë pas tragjedisë së 7 janarit  2015, do të botohet në 3 milionë kopje dhe do të përkthehet në 16 gjuhë. Mbi karikaturë është mbishkrimi “Gjithçka është e falur”. “Liberation” përmes rrejetit social twitter bëri publik faqen e parë të revistës.

Gazeta franceze hapi dyert e redaksisë për gazetarët e revistës satirike e cila më 7 janar u bë pre e një sulmi terrorist ku mbetën të vrarë 12 persona, mes tyre 10 policë e 2 gazetarë.

Faqa e revistës satirike eCharlie Hebdo” është publikuar paraprakisht nga mediat franceze, dhe ato botërore, si Washington Post, Frankfurter Allgemeine Gjermanisë, Corriere della Sera në Itali dhe Guardian i MB-së janë ndër botimet që të tregojnë karikaturat.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 7 =