Fabula e dhelprës, dëborës dhe anijes

KultureLetersi
261
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”17882″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Autorja e këtyre tre fabulave jetën krijuese vazhdon ta ushtrojë në Itali, ku dhe ka publikuar përmbledhje me poezi, tregime e fabula. Nuk është e panjohur as për ndjekësit e “shtypi.net”,  që dy javë më pare shijuan disa nga fabulat e kësaj autoreje, e cila këtë here vjen me tre fabula të reja.

Dhelpra

Ajo përdridhet rreth e rreth,

Ashtu e mbështjell në bishtin e vet.

Kërkon viktima, rreth e përqark, për ti pasur në çdo vakt.

Atje ku nuk i shkon, hilja e ndihmon,

Nuk qit llafe po pare cuditërisht.

Eh, si erdhen këto kohë që dhe bisha del mbi bishë,

E çdo gjë të bukur shkatërron, me një lojë të ndyrë!

Gjithë passion, që i ka renjët në korrupsion?!

 

 

[/vc_column_text][vc_single_image image=”17883″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Dëbora

Dëbora  tokës filloj ti mburrej,

E a e shikon, qyrk si ky imi ska, ai dhe ty të mbron.

Jam e bardhë e butë e mire,

Nga gjithë ngjyrat dalloj,

Ah, sa ta qaj hallin, që ty në dimer askush nuk të punon…

Toka e lodhur çdo vit, nga pesha e rendë,

Më nuk duroi e ashtu nën zë i tha:

“Borë, moj e bardha bore, unë nuk shoh në vite ndryshim,

ty gjithnje po të dhjesin qentë,

Ku qenka këtu ky shkelqim?

[/vc_column_text][vc_single_image image=”17884″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Anija

Anija valëve po u rezistonte,

Çante detin e tërbuar,

Lundronte në punën e vet,

E asnjë sos nuk lëshonte.

Aty perreth peshkaqenë të tërbuar,

Prisnin me dhëmbë përjashtë,

Fundin e anijes që të bënin pak gallatë.

E cfilitur e dëmtuar, me plagë rreth e qark,

Arriti më së fundi dallgëve ti bënte ballë.

Sperancën e hodhi e një  urrrraaaa vetes i tha,

Por tek bishti anijes një peshkaqen të vogël pa.

Kaliroi BELLO[/vc_column_text][/vc_column][vc_column][/vc_column][vc_column][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine − seven =