Shiten për 240.000$ dy këngë të Elvis Presley-t

ArtKulture
455
0
sample-ad

Dje në mbrëmje u shitën për 240.000 dollarë në Memfis regjistrimet e para të këngëve ”My Happiness” dhe “That’s When Your Heartaches Begin” të të ashtuquajturit “mbret i muzikës rock” Elvis Presley.

Një blerës i panjohur bleu këngët pikërisht ditën kur këngëtari i madh kishte 80-vjetorin e lindjes, këto ishin këngët e vetme të regjistruara në vitin 1953, kur Elvis Presley ishte vetëm 18 vjeç.

“Ky regjistrim filloi karrierën e pandalshme të Presleyt”, tha biografi i tij, Bobbie Ann Mason.

Presley pagoi vetëm katër dollarë për regjistrimin e këngëve të tij në studion “Memphis Recording Service” si dhuratë për ditëlindjen e nënës së tij.

Elvis Aaron Presley u lind në Tupelo, Misisipi, më 8 janar 1935 dhe vdiq më 16 gusht 1977.Edhe rreth 40 vjet pas vdekjes, ai mbetet një nga këngëtarët më të shitur në botë.Deri tani janë shitur 134,5 milionë albume, i dyti pas ”Beatles”-ave me 178 milionë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 + 18 =