Ronaldo shqetëson Realin, përsëri probleme me gjurin

Sport
278
0
sample-ad

Mosaktivizimi i Cristiano Ronaldos si titullar ka bërë shumë bujë në Spanjë. Trajneri Carlo Ancelotti vendosi të mos e inkuadrojë nga minuta e parë kundër Atletico Madridit yllin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo, ne ndeshjen per Kupen e Spanjes.

Një fakt i tillë ka bërë bujë të madhe në Spanjë, kur kihet parasysh kundërshtari i Realit në atë ndeshje. Sipas gazetes El Mundo Deportivos, Ronaldo ka filluar të ketë përsëri probleme me gjurin e tij. Portugezi prej kohesh po ankohe për dhimbje në gju, nderkohe qe kohë më parë deklaroi se në Kupën e Botës në Brazil luajti i demtuar.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 3 =