“Arrest me burg” për efektivin Meta, nuk ishte në detyrë gjatë atentatit

Aktualitet
251
0
sample-ad

Efektivi i policisë Roland Meta i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje” në ngjarjen e mbrëmjes së datës 5, në rrugën e Kavajës në Tiranë, i është dhënë nga gjykata e Tiranës masa e sigurisë “arrest me burg”.

Vendimi i marrë nga organet e akuzës, ndaj shtetasit Roland Meta, ka ardhur si pasojë e shkeljes së ligjit, duke qenë se i dyshuari është efektiv i Policisë së Shtetit dhe ka përdorur armën e zjarrit tip pistolet, gjatë periudhës kohore i cili nuk ishte në detyrë.

Nga raporti zyrtar i dhënë nga Gjykata e Tiranës mësohet se ky reagim nga efektivi i policisë Meta, është bërë si pasojë e sulmit nga ana e shtetasit Baze. Në këtë kronologji të dhënë, fillimisht ka mbetur i plagosur shtetasi Pajtim Serjani. Personi i dyshuar Roland Meta, i cili rezulton të mos ketë qenë në shërbim në atë moment, i ka bërë thirrje agresorit “Ndal Policia” dhe “Hidhe armën në tokë”.

Agresori Baze ka tentuar të largohet me vrap në rrugën “Ismal Alla”, i ndjekur nga ana e personit të dyshuar Meta. Gjatë ndjekjes, ndërmjet këtyre dy personave ka pasur shkëmbim zjarri, nga e cila ka mbetur i plagosur shtetasi Meta, i cili menjëherë është dërguar në spital me automjetin e një shtetasi që gjendej aty pranë. Ndërsa më pas, pas mbërritjes së policisë, është gjetur i vdekur shtetasi Artur Baze.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 8 =