19 vjeçari abuzoi seksualisht me 13 vjeçaren dhe e la shtatzënë

AktualitetKronikeKryesore
297
0
sample-ad
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një djalë 19 vjeçar është shpallur në kërkim nga ana e policisë, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 13 vjeçare, e cila më pas ka rezultuar se ka mbëtur shtatzënë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonomadh në Korçë, ku në kërkim është shpallur 19 vjeçari me iniciale E.H, banues në Laç. Sipas policisë, ai është shpallur në kërkim, pas kallëzimit të mamasë së të miturës 13 vjeçare, e cila deklaron se në muajin qershor 2014, në fshatin Gjonomadh, ai ka kryer marrdhënie seksuale me dhunë me vajzën e saj me iniciale S.L.

Si pasojë e përdhunimit, pas ekzaminimit gjinekologjik, e mitura rezulton shtatzënë prej 7 muajsh. Mësohet se e mitura e ka mbajtur të fshehur këtë fakt për shkak të firkës nga opinioni publik edhe pse i ishte drejtuar martenitetit për ndërprerjen e shtatzanisë, por mjekët nuk e kanë lejuar për shkak se embrioni është 7 muajsh dhe ndërprerja e shtatzanisë kryhet vetëm para muajit të katërt. .

Materialet i kaluan Prokurorisë, për procedime të mëtejshme ndaj 19 vjeçarit, ndërsa vijon operacioni për arrestimin e autorit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × four =