Çlirohet nga pengmbajtja hotel "Kukësi", arrestohet avokati i pronarit, INUK nis shëmbjen

AktualitetFlashKryesore
311
0
sample-ad

INUK, ka nisur shembjen e hotel “Kukësit’, objekti ku u ngujuan një ditë më parë 20 persona. Policia ka nxjerrë jashtë pronarët dhe familjarët që ishin mbyllur brenda objektit për të kundërshtuar shembjen. 

Ndërkaq policia ka arrestuar, avokatin e familjes Brahja, Altin Goxhaj, për fyerje të punonjësve të INUK. Madje mësohet se ai është dhunuar nga efektivët e policisë.
Korrespondenti ynë Artin Halili në një lidhje telefonike në oërn 17:00 bëri një pasqyrim të situatës.

INUK, vijon aksionin për të dytën ditë në Hudënisht të Pogradecit, në zonën përgjatë bregut liqenor. Pas mosarrjtjes se negociatave mes INUK dhe pronarit të një hoteli 3 katësh, ai është nxjerrë me forcë nga godina.


ORA 14:00

Ndërkohë debate janë zhvilluar mes avokatit të familjes dhe INUK, ku sipas avokatiti, Inspektoriati Ndërtimor nuk ka një dokument me vendim për prishjen e godinës.

Aksioni ka nisur që prej orës 10 të mëngjesit dhe fadromat kanë dalë në lokalet që ndodhen buzë liqenit.

Ndryshe nga dy fazat e kaluara këtë herë INUK e ka marrë në të kundërt pjesën e prishjes së ndërtimeve. Nëse më parë vinte nga Lini në Pogradec, këtë herë e ka nisur nga qyteti në drejtim të Liniti.

Ajo që duhet theksuar është fakti se   vazhdon të mbetet e ngujuar në hotelin e tij familja e Azem Brahjat. Gazetari ynë në informon se pas një kontakti që pati me zotin Brahja, i ka konfirmuar se edhe sot do të vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar.

Edhe sa i përket heqjes së orendive, pronarët nuk kanë marrë një letër të protokolluar që të thote se këto godina do të lirohen.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 + 13 =