Dita e Ujit të Bekuar, hidhet kryqi në lumin Osum

Aktualitet
293
0
sample-ad

Në qytetin e Beratit është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujërat e lumit Osum, me rastin e ditës së Ujit të Bekuar. Qytetarët e Beratit kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe janë hedhur në ujërat e ftohta të lumit Osum për të kapur kryqin, pasi për vite me radhë kryqi ishte kapur nga besimtarë myslimanë, ndërsa sot ai u kap nga nje besimat i krishterë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishte i pranishëm zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Peleshi vlerësoi harmoninë fetare, me të cilën, siç tha ai krenohemi sot.
Numri dy i qeverisë e ndali vëmendjen tek disa projekte të parashikuara për Beratin, ku veçoi ndërtimin e një ishulli mbi lumin Osum.

Po realizojmë me sukses disa projekte në Berat. Ka përfunduar rikonstruksioni i Urës së Goricës, e cila do inaugurohet së shpejti”.

Ndërsa në lidhje me ndërtimin e ishullit në lumin Osum, Peleshi tha se do të ketë një sipërfaqe prej 4 hektarësh.

Ndërtimi i ishullit, në funksion të urbanizimit. Projekti do të bëhet me konkurs ndërkombëtar”, tha ai më tej.
Ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë është zhvilluar edhe në qytetin e Elbasanit, në një kompleks pishinash. Mësohet se 4 të rinj janë hedhur për të kapur kryqin në ujë, ndërsa fitimtar ka dalë Armand Oga 26-vjeç.

Dita e gjashtë janarit, që simbolizon ditën e shenjtë të “Ujit të Bekuar” përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët ortodoksë e cila ne kalendarin e festave te krishtera cilesohet Theofania. Dita e Ujit të Bekuar, njihet si dita e bekimit të Zotit. Sipas Biblës, kjo ditë përkon me mbrëmjen kur tre dijetarë panë në qiellin e Betlehemit në Jeruzalem, yllin, i cili paralajmëronte lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Të tre dijetarët, Melchiorri, Baldassari dhe Gasperi, u nisën nga vende të ndryshme për të parë dhe për t’i ofruar dhuratat e tyre Jezu Krishtit fëmijë. Duke u nisur nga ky fakt, kjo dite njihet si dita e bekimit nga Zoti, te ujrave te te gjithe botes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 2 =