Modelja rrezikon këmbën për zmadhimin e të pasmeve

Kuriozitete
307
0
sample-ad

Modelja Andressa Urach 27-vjeçarja, doli në vend të dytë në konkursin “Miss BumBum” në 2012-ën, prej muajsh është në kujdesin intensiv të mjekëve, pas frikës se mund të humbiste edhe këmbën e saj.

Muskujt e kofshës së saj u kalbën nga injeksioni, duke vënë në rrezik jetën e modeles. Këto foto tregojnë shkallën tronditëse të dëmtimit të një prej prezantuesve televizive më të diskutuara në Brazil, vendi i cili ia kalon edhe SHBA-së për botën e kirurgjisë plastike. Modelja braziliane i çmonte shumë të pasmet e saj, për këtë ajo i ishte nënshtruar injeksioneve me hydrogel dhe PMMA, për t’i bërë më të mëdha e të ngritura. Por prej muajit korrik ajo filloi të ankohej për gjendjen e saj shëndetësore, pasi këmba e saj filloi t’i nxihej e të kishte dhimbje.

Ajo tha për mediat braziliane R7 në atë kohë: “Hydrogel-i nuk është përthithur nga trupi dhe filloi të më bëjë keq”. Miss Urach, që dikur u kontestua se kishte fjetur edhe me futbollistin Cristiano Ronaldo, raportohet se ka realizuar të paktën nëntë ndërhyrje në pesë vitet e fundit. 27-vjeçarja mësohet se ka kryer operacion në hundë, një korrigjim në fytyrë, në nofulla, zmadhimin e gjoksit, në buzë, në organin gjenital dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, në të pasmet e saj.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × four =