Vdekje e papritur e kantautorit italian Pino Daniele, nga se?

KryesoreKulture
296
0
sample-ad

Pas vdekjes së kantautorit Mango pak javë më parë, muzika italiane ka humbur një tjetër artist të madh. Pino Daniele, këngëtari dhe kantautori i mirënjohur napolitan ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Vdekja e artistit është konfirmuar nga menaxheri i tij Ferdinando Salzano I cilio ka komunikuar se ky është një cast jo vetëm i dhimbshëm.

“Është një moment i tmerrshëm’ është shprehur vajza e tij Sara.

Mësohet se këngëtari i njohur napolitan, Pino Daniele është ndjerë keq në shtëpinë e tij në Toscana dhe përpjekja për ti dhënë ndihmën e parë nga familjarët ka qenë e kotë.

Pas lajmit të ndarjes nga jeta, shumë këngëtarë kanë shkruar mesazhe lamtumire në rrjetet sociale. Laura Pausini është shprehur se:

Edhe Pino na la, miku im i madh. Unë dua që ju ta mbani mend me buzëqeshje, ndërsa unë shkruaj, jam duke qarë.

Ndërkohë Eros Ramazzotti, e konsideron të ndjerin një vëlla të madh.

Unë gjithmonë do ta kujtoj si një njeri të pastër dhe një artist të madh. Faleminderit për gjithçka që me ke dhënë mua vëllai i madh, ju gjithmonë do të jeni n ë zemrën time” shkruan Ramazzotti.

Në anën tjetër, lidhur me shkakun e vdekjes së papritur të kantautorit Daniele mjekët e kspert kanë thënë se artisti vdiq nga një atak në zemër. Vdekja e tij ndodhi në orët e vona të natës. Daniele la la pas një repertor të pasur dhe një muzikë të dashur për publikun.

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 3 =