Vepra arti që mund t’ju ndihmojnë të jetoni

ArtKulture
261
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Piktura e Monet është një prej veprave më popullore në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. Kjo është shqetësuese për shumë njerëz të sofistikuar, që e shohin shijen për “bukurinë” si simptomë të sentimentalizmit, madje edhe të budallallëkut.

Shqetësimi mund të jetë që kënaqësie prej këtij lloj arti është mashtruese: ata që pëlqejnë kopshte të bukur kanë rrezik të harrojmë gjendjen reale të jetës, që përfshin luftëra, sëmundje, gabime politikë dhe imoralitet. Audiencat kanë nevojë konstante për artin që t’u kujtojë këtë lloj materiali, do të thoshin ata të sofistikuarit, apo do të përfundojnë duke u gënjyer.
Por kjo është si ta gjesh vendndodhjen e problemit në vendin e gabuar. Për shumicën prej nesh, rreziku më i madh që hasim nuk është vetëkënaqësia. Shumë pak prej nesh kemi gjasë të harrojmë të këqiat e ekzistencës. Rreziku i vërtetë është se ne do të dështojmë në egërsinë tonë, në depresionin dhe dëshpërimin. Rreziku është që të humbasim të gjithë shpresën në projektin njerëzor.
Pikërisht këtë lloj dëshpërimi duhet të korrigjojë arti, dhe kjo e shpjegon entuziasmin shumë popullor për bukurinë. Lulet në pranverë, qiejtë blu, fëmijët që rendin në plazh… këta janë simbole pamorë të shpresës. Gëzimi është një arritje dhe shpresa është dicka që duhet kremtuar.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”16823″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen + seven =