Trajtimi i depresionit dhe ankthit me masazh

Shendeti
361
0
sample-ad

Masazhi Terapeutik është një nga praktikat më të lashta që lidhen me mjekësinë. Studiuesit bashkëkohorë të mjekësisë dhe psikologjisë kanë nisur të ritheksojnë me forcë vlerat e mëdha të kësaj terapie, pas një periudhe skepticizmi. Edhe pse nevojiten studime të tjera që do të çojnë në kuptimin e plotë të përfitimeve që vijnë nga terapia e masazhit dhe nga përdorimi i saj i gjerë nga terapistët, rezultatet e deritanishme janë tejet premtuese.

Në lidhje me çrregullimet e gjendjes shpirtërore, ai heq ankthin dhe depresionin. Shqyrtimi i 37 studimeve që vlerësonin terapinë e masazhit tek pacientët me depresion dhe ankth (Moyer, Rounds & Hannum, 2004), nxorri në pah se një seancë e vetme masazhi arrinte të ulte në mënyrë të ndjeshme ankthin dhe depresionin e momentit. Seancat e njëpasnjëshme arrinin të ulnin ankthin dhe depresionin afatgjatë, por edhe të zhduknin dhimbjen.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − four =