E kuqja, në pasarela si tendence e sezonit dimëror

Tendence
334
0
sample-ad

E kuqja është ngjyra e pasionit, e ngrohjes, e zjarrit. Për sezonin e dimrit e kemi parë shpesh në pasarela, si detaj për një look superior edhe për një sy që sheh në detaje . Zbuloni se cilat janë tendencat e sezonit të dimrit 2014-15 .

Moschino këtë vit është drejtuar drejt argëtimit në shfaqjet e modës për vjeshtë-dimër 2014-15, sfilatat do të mbahen mend për habinë që kanë shkaktuar në publik duke kombinuar të kuqen me ngjyrën e verdhë.

Shumë elegante janë gjithashtu edhe detajet që përdor Prada në sfilatat e saj. Prekja e së kuqes ndihet në veshje, fustane dhe shalle, ajo të josh drejt misterit dhe i shton koleksionit një bukuri të pazakontë. Nuk ka rëndësi se çfarë zgjidhni të vishni këtë fundvit, një pallto, fustan, çantë, shall apo kepucë, nëse janë në ngjyrë të kuqe atëherë kjo është tendenca e këtij sezoni dhe një zgjedhje që i rri bukur edhe festave të fundvitit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one + sixteen =