Incidenti i parë i Vitit të Ri, një banesë tiranase përfshihet nga flakët

AktualitetKryesore
279
0
sample-ad

Një apartament i ndodhur  në katin e pestë të një pallati dhjetë katësh në  zonën e Ish-Bllokut pranë rrugës “Ismail Qemali, është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke shenuar kështu të parin incident të vitit 2015…

Në paskufirin e ndërrimit të viteve, është shënuar edhe incidenti i parë I Vitit 2015. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në kryeqytet ku një banesë është përfshirë nga flakët. Konkretisht, zjarri ka përfshirë ambientet e një apartamenti në katin të gjendur në katin e pestë të një pallati dhjetë katësh në  zonën e Ish-Bllokut pranë rrugës ‘Ismail Qemali’. Mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme materiale dhe si pasojë e tij nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Menjëherë në vendngjarje mbërritën dy zjarrfikëse dhe 1 autoambulancë të cilët kanë arritur të lokalizojnë flakët në këtë banesë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 4 =