Ngricat zaptojnë gjithë territorin e vendit, akset më problematike për të udhëtuar

AktualitetKryesore
273
0
sample-ad

Njoftimi vjen nga Drejtoria e Rrugëve dhe ajo e emergjencave civile, sipas të cilave situata e terrenit është e njohur prej tyre dhe në kontroll. Ngricat kanë pushtuar gjithë territorin e vendit dhe problemi kryesor janë segmentet e rrugëve të kallkanizuara. Po cilat janë ato?

 Qarku i Tiranës

Akset rrugore Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj ka ngrica në rrugë dhe bëhet sperkatja me kripë. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire.

Qarku i Durrësit

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.

Qarku i Elbasanit

Aksi  Librazhd – Steblevë është i hapur. Aksi Elbasan – Gjinar ka prani ngricash në rruge. Rekomandohen zinxhiret per shkak te ngricave ne aksin Elbasan-Gjinar, dhe te evitohen parakalimet ne vendin ku rruga ngushtohet.

Qarku i Beratit

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve.

Te behet kujdes per shkak te fluksit te dendur te makinave

Qarku i Vlorës

Ne Qafen e Llogorase ka 30cm bore. Po vazhdon pastrimi i rruges dhe  hedhja e kripes.

Qarkullimi duhet te kryhet me zinxhire.

Qarku i Gjirokastrës

Ka ngrica vetem ne aksin Erind-Çajup. Ky aks po trajtohet me kripe.

Rekomandohet kalimi me zinxhire.

Qarku i Korçës

Ne aksin Pogradec-QThane.  Vazhdon puna per pastrimin e rruges dhe kriposjen e saj.Njoftohemi se Aksi Qafe Thane – Lin eshte i pastruar , ne asfalt.

Kalimi eshte i detyrueshem me zinxhire ne aksin e Dardhes.

Qarku i Kukësit

Eshte bere pastrimi i rrugeve dhe jane sperkatur me kripe. Disa akse qarkullohen pa zinxhire.

Kalimi ne rrugen e kombitTuneli- Kalimash-Kukes –Morine pa zinxhire.Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne disa segment1.Kukes-krume 2.Kukes-Draj,Rec. 3.Domaj –Bushtrice 4.Kukes-Qafe Shllake. 5.Kukes –Shishtavec(ura e Zapod) teTropojes dhe Kukesit, per shkak te temperaturave shume te uleta

Qarku i Dibrës

Vavazhdon hedhja e kripes , shkak te temperaturave shume te uleta gjate nates. Qarkullimi rekomandohet  te kryhet me zinxhire ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste,  Muhurr-Qafe Draj dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes.

Qarku i Shkodrës

Ka temperatura te uleta. Në akset e Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica, që po trajtohen me kripë. Aksi Qafë Mali-Flet, bllokohet herë pas here si pasojë e erës së fortë që e kthen borën në rrugë. Borepastruesja dhe fadroma jane te instaluara ne vend dhe bejnë herë pas herë hapjen e rrugës. Qarkullimi ne akset e Malesise se Madhe dhe ne aksin Qafe Mali Mali-Flet rekomandohet te behet me zinxhire.

Qarku i Fierit   

Nuk ka probleme për qarkullimin.

Të bëhet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier–Lushnjë.

Qarku i Lezhës    

Pothuaj gjithe akset qarkullohen pa zinxhire.

Rruga e Kombit eshte e hapur , Tuneli Kalimash-Kukes – Morine pa zinxhire,Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe per aksert Rreshen-Qafe Bene dhe Shpal-Ura e Repsit. Shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + twenty =