Foshnja e parë e vitit 2015 është një mashkull 4 kg e 150 gr nga Tepelena

AktualitetKryesore
362
0
sample-ad

Lidhur me emrin familjarët shprehen se ende nuk e kanë menduar se si do ta quajnë atë, duke sqaruar se foshnja e porsalindur në mëngjesin e sotëm është fëmija i tretë i familjes.

Foshnja e parë për vitin 2015 i përket gjinisë mashkull dhe ka lindur në maternitetin “Koço Glozheni” në kryeqytet. Mësohet se foshnja ka lindur rreth orës 00:01 dhe i përket një familjeje nga qyteti i Tepelenës. Ndërkohë nga ana tjetër mjekët kanë pohuar se foshnja ka lindur në peshën 4 kg e 150 gr dhe gëzon shëndet të plotë. Sa i takon emrit familjarët shprehen se ende nuk e kanë menduar se si do ta quajnë atë. Familjarët thonë se foshnja e lindur sot në mëngjes është fëmija i tretë i familjes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − ten =