Gjermania, Real Madrit, Hamilton ja cilat janë ngjarjet sportive të vitit 2014

Sport
320
0
sample-ad

I pakrahasueshëm, i pakapshëm, unik. Ky ishte Marc Marquez në këtë sezon ët Moto Gp. Piloti spanjoll nuk njohu kundërshtar në këtë edicion duke dhuruar garë pas garë performanca që pak pilotë kanë arritur ti ofrojnë ën moshën e tij. Rekord absolut në 10 garat e para, ku falë talentit dhe sigurisht edhe për meritë të një motorri perfekt katalanasi triumfoi në të 10-ta, diçka që nuk ish dëshmuar kurrë më parë. Titulli i dytë radhazi ishte më se i merituar për 21 vjeçarin i cili la pas një legjendë si Valentino Rossi i rikthyer në nivele të larta, megjithatë me një Markuez në këto nivele nuk i mbeti asgjë për të bërë italianit përveçse të duartrokiste supremancinë e pilotit iberik

Shpejtësi, tension , adrenalinë dhe gjithçka që e bën sportin një mënyrë jetese, formula një i ofroi të gjitha, por për fatin e keq apo të mirë varet se si dikush e përjeton personalisht ata që luftuan ishin vetëm dy pilotët e Mercedesit. Një makinë absolutisht dominuese e këtij sezoni në kampionatin më të rëndësishëm ët automobilizmit. Ai që në fund u shpall kampion duke qënë më i ftohtë në momentet kur më shumë duhej ishte britaniku Lewis Hamilton. Në garën e Abu Dabit aty ku u vendos gjithçka përvec se përsosmërisë së Hamilton ajo që vendosi ishte edhe makina Mercedes e Niko Rosberg e cila shfaqi probleme me potencën e motorrit duke bërë që titulli të shkonte për herë të dytë në karrierë në duart e 29 vjeçarit nga Stevenage.

Një tjetër eveniment i rëndësishëm ishin lojërat olimpike dimërore të Sochit në Rusi, aty ku gjithçka nisi mes polemikave por përfundoi mes madhështisë. Një eveniment mahnitës ku sigurisht niveli i sportistëve ishte në gradat më të larta, ku spikati sigurisht fituesi i super gjigandit për meshkuj në ski norvegjezi Kjetil Jansrund, pa harruar edh atë që triumfoi në kategorinë e femrave Anne Feninger, një eveniment që njohu pa diskutim edhe magjinë e patinazhit artistik, apo bukurinë e pakrahasueshme të një sporti si sky jumping. Në renditjen përfundimtare ata që triumfuar ishin vendasit me 33 medalje ndër ët cilët 13 të arta, në atë që cilësohet si kompeticioni më i zjarrtë në sipërfaqe të akullt.

E ëndërruar dhe e dëshiruar prej vitesh, la decima më në fund u kthye në një realitete të prekshëm për ët gjithë tifozët e realit të Madridit. Një skuadër e udhëhequr nga një superyll si Cristiano Ronaldo dhe me në krye një strateg si Ancelotti e ktheu makthin në një sukses historik. N finalen thriller të ‘da luzit” aty ku Atletico kish mbërritur me meritë të plotë një gol i heroit Sergio Ramos në sekondën e fundit i dha barazimin mbretërorëve pas avantazhit fillestar të Atleticos me autor Godin, e më pas në shtesë armata e bardhë vërshoi mbi të besuarit e Simeones duke realizuar edhe 3 herë të tjerë me Bale, Marcelon e Ronaldon. Liga e Kampionëve rigjeti rrugën për në Santiago Bernabeu, la decima më në fund morri ngjyrën e bardhë.

Sigurisht që evenimenti më i rëndësishëm i vitit ishte kampionati botëror i futbollit i zhvilluar në vendin e sambës dhe karnevleve, në Brazilin e plazheve ekzotike. Në fund ata që triumfuan ishin gjermanët që pak lidhje kanë me klimën e ngrohtë braziliane por që në gjysëm finale kundër skuadrës së Skolarit u treguan më të zjarrtë se temperaturat në vendin e kafes, duke shënuar një nga rezultatet më mbresëlënëse të historisë së kupës së botës, 7 gola të realizuar në portën e penta campeonëve që vështirë se koha do ti fshijë nga mëndjet e njerëzve, ndërsa magjistari vogël Maio Goetze i dha triumfin madhështor skuadrës së Loew në finalen kundër Argjentinës. 24 vjet pritje të kurorëzuara më së miri në mitikun “Marakana”. Titulli i 4-ët kampion bote për një kombëtare që nuk shfaqi asnjë dobësi, dominuese e fortë, e disiplinuar, thjesht Gjermania në kulmin e vet.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × five =