JU UROJMË GËZUAR VITIN E PORSAMBRITUR 2015, UNITET DHE DASHURI MIDIS NJERI TJETRIT, NËSE DONI TË JETONI TË LIRË !

AktualitetKryesore
327
0
sample-ad

Gazeta “shtypi.net” ka vetëm dy muaj që ka dalë në tregun e medias on-line dhe ja ka dalë të lerë pas më shumë se 5000 simotra të sajat të themeluara vite më parë. Një triumf i vërtetë që i dedikohet stafit të saj të përbërë nga gazetarë profesionistë idealist, që gazetarinë e kanë mision dhe jo armë përfitimi.

E themeluam “shtypi.net” për ti dhenë fund njëherë e mirë qënies skllevër të politikave editorial të diktuara nga pronarët e mediave servile ndaj pushtetit e politikës, për ta rikthyer gazetarinë në misionin e saj bazik e për ti dalë në krah halleve e problemeve të njerëzve. Për ti njoftuar lexuesit e gjerë e jo për ti bërë hojna pushteteve që kanë mijëra mjete të tjera për tu ndjerë krenarë.

E themeluam “shtypi.net” duke qenë të vetëdijshëm për vështirësitë që sjell mosrreshtimi në krah të atyre që lëvizin paratë, por me besimin se për t’ja dalë në krye një sipërmarrjeje, e rendësishme është qendresa në kauzë, pasi teknologjia e përzgjedhur nga ne e lejon qënien të pathyeshëm financiarisht.

Jemi futur në betejën e panderëshme me servilizmin mediatik, ndaj “titanëve” që luajnë paratë tona, me besimin se do t’ja dalim tu vërtetojmë që mund të bëhet gazetari e vërtetë edhe në këtë vend të tejvarfër e të tejshkatërruar nga politika e keqe.

Besojeni këtë duke na ndjekur në përditshmëri. Shkruani në “google” fjalët: “shtypi.net” dhe  me tu shfaqur faqja klikoni në të pa hezitim. Na ndiqni dhe nuk do të zhgënjeheni !

Facebook Comments

POST A COMMENT.

11 − 10 =