Shoqëri aksionare që kontrollojnë shoqëri të tjera

Ekonomi
425
0
sample-ad

Rrjeti informative “Open Data Albania” ka kryer një hulumtim lidhur me disa grupe të mëdha (kompani mëmë) të cilat zotërojnë aksione në SHA të kontrolluara prej tyre. Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive dhe vlerën e kapitalit aksionar.

Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014. Gjatë hulumtimit të strukturës aksionare të SHA-ve në vend vihet re një prezencë jo e vogël e disa grupeve të mëdha të cilat zotërojnë disa shoqëri aksionare. 

Në bazë të nenit 207 të ligjit për shoqëritë tregtare në Republikën e Shqipërisë, këto quhen kompani mëma. Shoqëritë ku ato kanë jo më pak se 30% të votave (aksione, kuota) quhen shoqëri të kontrolluara. Kështu, nga analiza rezulton se spikasin gjashtë grupe të mëdha (holdings)  të cilat zotërojnë aksione në 26 SHA në vend, me një total kapitali që kam nivelin e 148 milionë Eurove. Ky kapital pesho rreth 5% e kapitalit total që kanë 847 SHA-të që operojnë në  vend.

p[pppp

 

  

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one + fourteen =