Çudia e Panairit: Janë shitur 10 mijë kopje prej librit të Blendi Fevziut, kur vizitorë kanë qenë 5000 ?!

Aktualitet
320
0
sample-ad

Nga: Xhovani SHYTI – Dy ditë pasi Panairi i Librit 2014 kishte hapur dyert nëpërmjet ekranit të TV – Klan, ku militon edhe Blendi Fevziu, u mësua se interesimi për librin e këtij të fundit, dedikuar ish Mbretit Ahmet Zogu, kishte arritur numër rekord shitjesh.

“Ahmet Zogu”, dhjetë mijë kopje të shitura në tre ditë”, e kish titulluar lajmërimin televiziv të datës 14 nëntor 2014, pra vetën dy ditë nga hapja e panairit dhe jo tre siç lajmëronte “Klan-TV”, i cili, nëpërmjet përfaqësuesit të shtëpisë botuese UET, vazhdonte të publikonte më tej se:

“Në këto ditë panairi, “Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret”, është libri më i kërkuar dhe më i shitur. Numri i kopjeve të shitura arrin dhjetë mijë, duke thyer çdo parashikim të shtëpisë botuese UET në bashkëpunim me televizonin “Klan”. Ky libër duket se është edhe një sfidë për vetë autorin, gazetarin Blendi Fevziu, për të lënë firmën e tij në çdo kopje të shitur. Për botuesit duket se 2014 është më i mbarë, si për vizitorët dhe për kopjet e shituara…”, ishte lajmi i emetuar nga ekrani i “TV-Klan”, që mbyllej me profecinë se: “Ditët e fundjaves priten të kenë edhe bumin më të madh të dashamirësve të librit, që përkojnë edhe me ndarjen e çmimeve”.

Dhjetë mijë kopje të shitura në tre ditë, raportonte “TV-Klan”, nëpërmjet përfaqësuesit të shtëpisë botuese UET (i cili nga konfiguracioni antropologjik ngjshmëronte shumë me Henri Çilin, pronarin e shtëpisë botuese UET), ndërkohë që burime të brendëshme të organizatorëve të këtij Panairi, po atë paradite deklaruan për “shtypi.net” se nëse do të vazhdohet me rritmet e dy ditëve të para edicioni i 17-të i Panairit të Librit 2014, ka për të qenë më i varfëri, si nga frekuentuesit ashtu edhe nga shitjet. Sepse, gjithmonë sipas po të njejtit burim konfidencial të “shtypi.net”, për dy ditët, nga e mërkura pasdite deri mesditën e të premtes, numëroheshin jo më shumë se pesë mijë vetë. Po atëherë ku u gjetën dhjetë mijë blerësit e kopjeve të librit të biograf-historianit amator, Blendi Fevziu: “Ahmet Zogu presidenti që u bë mbret”,e që,po sipas TV-Klanit:”…është kthyer në librin e parë për tu blerë në këto ditë Panairi”.

* Kryeredaktor i “shtypi.net”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + 3 =