Kujt duhet ti besojnë shqiptarët, komunistit apo demokratikasit Sali Berisha

AktualitetKryesorePolitike
413
0
sample-ad

Sali Berisha, ish presidenti, ish kryeministri, ish kryetari i Partisë Demokratike, aktualisht deputet i thjeshtë i kësaj partie, e ka cilësuar si proces “skandaloz” dekorimin e Vito Kapos, gruas së Hysni Kapos, njërit prej udhëheqësve të lartë të diktaturës komuniste dhe

nga bashkëpunëtorët më besnikë të diktatorit Enver Hoxha. Dekorimi i të vesë së Hysni Kaspos u bë nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, pak ditë më parë, gjë që, nga sa duket, ka nxitur zemërimin absurd të deputetit Berisha për të dalë me një deklaratë të ashpër kundërshtuese.

Themi “absurde” pasi, pikërisht Sali Berisha ka qenë pjesë “besnike” e grupit të mjekëve përkujdesës jo vetëm për Hysniun por për gjithë familjen Kapo. Këtë e tregon edhe fotografia e mëposhtëme, në të cilën Sali Berisha rreshtohet në vijën e parë të rrethit famijar Kapo.

Kjo dyfytyrësi ka nxitur reagimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili  i ka kujtuar Berishës kohën kur i servilosej pikërisht Vito dhe Hysni Kapos, me të cilët ka edhe foto.

“Po fotot me shoqen Vito e shokun Hysni, çi ke bërë Sali Berisha?

I ke? Jo se po si pate ti i kemi ne!

Dhe ato nuk jane bërë sot, por atëhere kur kishte Bllok!

Them këtë: as që e ngatërroj Vito e Hysni Kapo, partizanë antifashiste në Luftën e Dytë Botërore, me një vrasës protestuesish si Sali Berisha!“, thotë deputeti socialist.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + 11 =