Balloja me maska, ndiqni fotot e "elitës mediatike" të përzgjedhur nga kryeministri Rama

AktualitetKryesorePolitike
1.4K
0
sample-ad

 “Veç ti shihnit si silleshin, tamam si sahanlëpirës. Qendronin gatitu dhe me sytë nga Kryeministri, duke vënë buzën në gaz edhe kur nuk kishte asgjë për të qeshur, por edhe kur Kryeministri i lëshonte batuta ironizuese.”, ka raportuar gazetari ynë, që i pyetur lidhur me rolin e Fahri Balliut ka sqaruar se nuk ka qenë present, megjithse thuhej se i ishte adresuar ftesë nga kabineti i Kryeministrit.

Në orën 19.00, të mbrëmjes kryeministri i Qeverisë së Rilindjes,Edi Rama, ka organizuar një pritje për gazetarët në ambientet e Pallatit të Brigadave. Sipas raportimeve të gazetarit pjesëmarrës në të, të “shtypi.net”, midis rreth njëqind e pesëdhjetë pjesëmarrësve qenë dhe Blendi Fevziu, të cilit Kaç Myftaraj i ka kushtuar mbi 800 faqe për të vërtetëuar qënien bashkëpunëtor i shërbimit sekret komunist. Por edhe Henri Çili, të cilin thashethemohej se nuk e kishte zenë gjumi për dy ditë rresht, deri sa ishte qetësua kur i kishin telefonuaë nga zyra e kabinetit Rama dhe i patën konfirmuar ftesën.

Por i pjesëmarrë ishte edhe Aleksandër Frangaj, armiku i vjetër i “Edvin Ramës” (siç i pëlqente ta ironizonte kur e kishte grurë me kryeministrin paraardhës, Sali Berisha). Por qenë present edhe “moskëtjerët” e tjerë të Klanit dhe ABC-së së Frangajt, të cilët njihen për qokat ndaj atyre që janë në pushtet dhe “thyerjen e brinjëve”, kur janë në opozitë.

Edi Rama ka qenë viktima e rradhës së skemës së tyre vepruese, ndërkohë që ka qenë present në takimin e përvitshëm kryeministror me gazetarët edhe Preç Zogaj, këshilltari që ha bukën e kryeopozitarit Lulzim Basha dhe kishte shkuar të bënte duan e kryeqeverisësit Edi Rama.

Preçi lëvizte herë nën shoqërinë e Armand Shkullakut e të Arjan Çani, që i ka thy sistematikisht brinjët “Edvin Ramës”, e herë me grupin e Baton Haxhiut, komentatorit politik, që pasi pushtoi me Klanin e tij Kosovën hidhet herë pas here për të kafshuar Shqipërinë mëmë.

Ishte pjesëmarrës edhe Filip Çakuli, si gjithmonë me barcoletat e veta thumbuese për Kryeministrin.

“Veç ti shihnit si silleshin, tamam si sahanlëpirës. Qendronin gatitu dhe me sytë nga Kryeministri, duke vënë buzën në gaz edhe kur nuk kishte asgjë për të buzëqeshur, por edhe kur Kryeministri i lëshonte batuta ironizuese.”, ka raportuar gazetari ynë, që i pyetur lidhur me rolin e Fahri Balliut ka sqaruar se nuk ka qenë present, megjithse thuhej se i ishte adresuar ftesë nga kabineti i kryeministrit.

“Tani Mero Baze do shkruajë se: Frangaj u ul sërish në krye të vendit”, ka qenë njera nga batutat e Kryeministrit e përcjellë me buzë në gaz nga Aleksandri, And Bushati, Tos Lubonja dhe gjithë klani i Klanit e ABC, të cilët kanë bërë po të njejtën reagim edhe kur Rama i ka dresuar Arjan Çanit shpotinë:

“Arjan Çani është i pazëvendësueshëm dhe han buk veç”. Ai që është shkrirë më shumë gazit këtu ka qenë vetë Çani, i cili, ndërkohë, kishte marrë vesh se bashkëpatriotin e tij, Ilir Babaramo, Kryeministri nuk e kishte ftuar në këtë event fundviti dhe, megjithse ai kishte guxuar të pjesëmarrej pa ftesë nuk e kishin lejuar të hynte pasi nuk i gjendej emri në listë. Kështu që Drejtori i Informacionit të A1 Report, Ilir Babaramo, ishte larguar demonstrativisht nga darka me kryeministrin Rama, gjë që ja shtoi euforinë dhe garancinë grupit të Klanit për pushtim edhe këtë herë të Kryeministrisë dhe Kryeministrit. Ndiqeni ceremoninë edhe nëpërmjet fotografive të mëposhtme. Arbër DALMATI /  shtypi.net

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − two =