Himara 48 orë pa drita, OSHEE dy ditë për të ngritur një shtyllë në Smokthinë

AktualitetKryesore
614
0
sample-ad

Temperaturat e ftohta banorët e Himarës po i përballojnë me mungesë të energjisë elektrike. Sipas burimeve zyrtare kjo ka ardhur si pasojë e një defekti të ndodhur në rrjetin e transmetimit, defekt që ka ndodhur 48 orë më parë, e që çuditërisht vazhdon të mbetet e pandreqshëm edhe sot kur gjithë vendi e bota festojnë Vitin e Ri.

Duke dashur të sqarojnë ngjarjen përfaqësues zyrtarë të  OSHEE -së locale kanë thë për “shtypi.net” se shkaku i kësaj ndërprerje të energjisë elektrike në Himarë është rrëzimi i një shtylle në fshatin e Smokthinës, që ka sjell edhe ndërprerjen e energjisë elektrike për tre ditë me rradhë.

Shpresat e banorëve të qytetit të Himarës, janë të pakta se ata do t’i kalojnë festat e fundvitit me drita, pasi situata e rënduar e motit e vështirëson punën për riparimin e defektit nga punonjësit e OSHEE-së. Elsid IMERAJ / shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven + one =