Dhuratat e duhura për fëmijët gjatë festave

Tendence
1K
0
sample-ad

Ja teksa afrojnë Krishtlindjet dhe Viti i Ri e sigurisht për personat që kanë fëmijë,momenti më i bukur dhe magjik është ai i dhuratave të menduara për ata. Mirëpo ndonjëherë prindërit e ekzagjerojnë, duke i mbuluar me një sasi të madhe të mirash, që nuk arrijnë as t’i vlerësojnë, as t’i shijojnë aq sa duhet. Këtu poshtë keni disa sugjerime që mund të jenë të vlefshme për ju prindër, por sidomos për fëmijët tuaj:
* Dhuroni pak gjëra dhe në momentin kur t’ua jepni fëmijëve, kërkoni të ndërtoni një kontekst emotiv intensiv dhe intim, duke shmangur kaosin dhe konfuzionin. Kështu, kujtimi i atyre çasteve magjikë do të mbetet më gjatë dhe i ngulitur në kohë.
*Informoni edhe të afërm e miq në lidhje me nevojën për të mos i dhuruar shumë gjëra fëmijëve tuaj, për një zgjedhje të përpiktë edukative.
*Mos bini në kurthin e të qenit kompetitiv në bërjen e dhuratës më të kushtueshme dhe më në modë për fëmijët tuaj.
*Favorizoni ndjenjën e pritshmërisë. Kjo promovon te fëmijët ndërtimine dëshirës, zhvillon fantazinë dhe ndimon në administrimin e ankthit. Absolutisht e ndaluar të dorëzoheni para lutjeve për të hapur më përpara dhuratat e Krishtlindjeve, apo Vitit të Ri.
*Ndihmoni fëmijët, sidomos ata të vegjlit, për të pranuar dhuratat që nuk i presin, pasi s’i kanë kërkuar. Kjo i nxit të konsiderojnë pikë të tjera shikimi dhe përvoja të reja, duke zgjeruar horizontet.
*Nëse fëmija juaj mërzitet, ose shfaq pakënaqësinë se ka marrë më pak dhurata sesa kishte kërkuar, mos u përfshini nha paniku, por shpjegojini se duhet të kënaqen me atë që u ka ardhur. Mësimi i privimit nga diçka edhe për Krishtlindje, nuk prish asnjëherë punë.
*Përpiquni që t’i bëni të ndiejë fëmijës sa më shumë edhe efektin surprizë, për ta provuar sa më të plotë si emocion momentin e marrjes së dhuratës.
*Mund t’u dhuroni fëmijëve edhe diçka që nuk ka funksion të menjëheshëm, si për shembull një biletë ku paralajmëroni një shëtitje të ardhshme me familjen, apo vajtjen për të ndjekur një film që del së shpejti në kinema. Janë sidomos këto emocione që të bëjnë të rritesh.
*Shmangni dhuratat e ndërlikuara. Më shumë jeni të prirur për lojra që stimulojnë fantazinë e fëmijës.
*E në fund dhurata më e bukur është që të luani bashkë me fëmijët tuaj, me dhuratat e reja. Menjëherë!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 1 =