Situatë e renduar në rrugët kombëtare dhe lokale, akset e kalueshme dhe të bllokuara

AktualitetKryesore
332
0
sample-ad

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftuan gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to, në prag të festës së Vitit të Ri, në ndihmë të qytetarëve.

Sipas tyre, në mëngjesin e sotëm, në akset Trau Dajt -Qafë Mollë-Bizë, Trau Dajt-Antena, Qafë Priskë-Shëngjergj ka ngrica në rrugë ku vijon spërkatja me kripë e për pasojë, qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.
Në qarkun Durrës nuk ka probleme ngricash por mjetet në qarkullim për shkak të fluksit duhet të jenë të kujdesshëm. Edhe në Berat dhe Fier nuk ka probleme qarkullimi për mjetet, por kërkohet kujdes për shkak të fluksit të mjeteve. Në superstradën Fier-Lushnje kërkohet kujdes për shkak të fluksit të madh të makinave.
Në qarkun e Elbasanit aksi rrugor Librazhd-Steblevë është i bllokuar për momentin nga dëbora, ndërsa aksi rrugor Elbasan- Gjinar ka prani ngricash. Në aksin Elbasan- Peqin-Rrogozhinë ka patur shembje masive në Derven, ndaj rekomandohen zinxhirët, ndërsa duhet të evitohen parakalimet aty ku rruga ngushtohet.
Në Qafën e Llogorasë në Vlorë ka prani të ngricave në rrugë, vijon hedhja e kripës dhe rekomandohet ecje e kujdesshme si dhe përdorimi i zinxhirëve.
Në qarkun e Gjirokastrës kërkohet kujdes në Qafë-Muzinë pasi natën ka ngrica.
Në qarkun e Korçës në Qafë-Qarr, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë ka ngrica në rrugë, vijon hedhja e kripës dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për mjetet në qarkullim. Në qarkun Kukës ka ngrica dhe temperatura të ulëta. Problematikë mbetet era, që e hedh borën në rrugë, ndaj qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë.
Në qarkun e Dibrës akset rrugore paraqiten me ngrica, vijon hedhja e kripës dhe qarkullimi i mjeteve duhet bërë me zinxhirë në akset e Peshkopisë dhe të Bulqizës.
Qarku i Shkodrës është përfshirë nga temperatura shumë të ulta, ku për pasojë, në akset rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica dhe qarkullimi i mjeteve duhet bërë me zinxhirë.
Në Lezhë, gjatë orëve të natës ka patur ulje të temperaturave dhe ngrica, ndaj vijon kriposja e akseve rrugore, ku sidomos Rruga e Kombit, mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Rruga e Kombit është e hapur dhe kalimi rekomandohet me zinxhirë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − ten =