Aksidenti i familjes Peka, arrestohen 4 drejtuesit e firmës që ndërtoi rrugën

AktualitetKronikeKryesore
189
0
sample-ad

Katër drejtues dhe specialistë të firmës së ndërtimit “Triss” janë vënë në pranga nga policia, për shkak të aksidentit të ndodhur në Unazën e Re në kryeqytet, ku gjeti vdekjen i mituri R.Peka dhe u plagos vëllai dhe nëna Enkelejda Peka, familjarë të ish-zv/ministrit të Brendshëm Avenir Peka.

Të ndalurit janë Ismail Ahmeti, administrator në firmën “Triss“, Ylber Koçi, specialist, Shpëtim Emiri, drejtues teknik i punimeve dhe Gëzim Bimbli, administrator dhe drejtues teknik.

Akuza e ngritur nga policia e Tiranës për ta, është për mosvendosjen e sinjalistës në rrugën ku ende kryheshin punime.

Për aksidentin e ndodhur në 30 dhjetor, Policia arrestoi në flagrancë edhe 28-vjeçaren Uarda Eduart Çota, banuese në Tiranë, si shkaktare të aksidentit ku gjeti vdekjen i mituri R.Peka dhe u plagos vëllai i tij dhe e ëma.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + three =