Pesë filmat më të mirë të prodhuar në vitin 2014

Kulture
193
0
sample-ad

Edhe këtë vit industria filmike në mbarë botën ka shpenzuar shuma astronomike për prodhimin e filmave. Tani që është koha e pushimit dhe që jemi në prag të vitit të ri, mënyra më e mirë për t’u relaksuar për shumë njerëz është të shikojnë filma.

Për këtë arsye po ju ofrojmë listën e 5 filmave më të mirë të prodhuar në vitin 2014 sipas CBC News. Shfrytëzoni këtë kohë për të parë këta filmat e pse jo t’i diskutoni ata me miqtë tuaj. Bashkangjitur do të gjeni dhe trailer-at e këtyre filmave.

5. “Guardians of Galaxy”

Filmi që thyen të gjitha rregullat dhe bën që çdo gjë të funksionojë. Me regji të James Gunn, ky film i takon zhanrit aksion dhe aventurë

4. “What if”

Për të parë një film të mirë të zhanrit komedi dhe romantik, kërkoni për regjisorin Michael Dowse. I xhiruar në Toronto me aktorin Daniel Radcliffe, ky film shpejt do t’ju bëjë për vete

3. “Under the skin”

Përzierja e ngjarjeve të vërteta me ato të një jashtëtokësori e bëjnë këtë film shumë intrigues. Me regji të Jonathan Glazer dhe aktoren e mirënjohur Scarlett Johansson, filmi “What if” i takon zhanrit fantastiko shkencor

2. “Whiplash”

2014 ishte një vit mjaftë i mirë edhe për muzikën në film. “Whiplash” është një ndër filmat më të suksesshëm të këtij viti e që tregon betejën psikologjike në mes të një studentit dhe mësuesit të tij.

1. “Boyhood”

Filmi më i mirë i këtij viti sipas CBC News është “Boyhood”. Një film shumë unik që paraqet fuqinë e durimit. Nëse dëshironi një udhëtim në kohë, jepni këtij filmi disa orë të jetës tuaj. Regjisori Richard Linklater ka shfaqur jetën e një 12 vjetari është 12 vjet me radhë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two + twelve =