Virusi Ebola u përhap në Afrikën Perëndmore, nga një djalë dy vjeçar

AktualitetHistori te rralla
287
0
sample-ad

Shkenctarët kanë zbuluar se kush ishte shkaku që çoi në shpërthmin e virusit Ebola në Afrikën Perëndimore, duke e kthyer atë në epideminë më infektuese përgjatë dekadave të tëra.

Sipas shkencëtarëve një djalë 2 vjeçar , i cili luante afër një kolonie me lakuriq nate të infektuar, ishte i pari që përçoi virusin vdekjeprurës.

Djali 2 vjeçar, i cilësuar si pacienti zero, u infektua dhe ishte i pari që vdiq në fshatin e tij, Meliandou, Guinea.

Përpara vdekjes ai kishte qenë në strehën e lakuriqëve në një pemë.

Pasi ai u infektua, virusi u përhapë me shpejtësi në Guine, Sierra Leone, Nigeri dhe Senegal.

Epidemia ishte shpërthimi më i madh i Ebolas në histori, duke vrarë rreth 8.000 njerëz. Lakuriqët e natës ishin dyshimi kryesor i përcjelljes dhe përhapjes së virusit, i cili lidhet me raste të tjera shpërthimesh infekteuse në Afrikë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − thirteen =