Spiunët e kalibrit me pseudonimet "Papastrati", "Gramafoni", "Berlini" dhe "Dielli"

AktualitetHistori te rrallaKryesore
406
0
sample-ad

“Papastrati” ishte me origjinë greke dhe jetonte në një qytet në jug të Shqiperisë… “Berlini” është padyshim një nga spiunët më të mistershëm shqiptar, nga që asnjëherë nuk ka figuruar me emrin e tij. “Gramafoni”, një spiun jugosllavë, ndërsa “Dielli”…

“Papastrati”

Një nga agjentët më të njohur është edhe ai me pseudonimin “Papastrati”. Ai ishte me origjine greke dhe jetonte ne nje qytet ne jug te Shqiperise. Per shume vite, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar per llogari te agjenturave greke. “Papastrati”, sipas Budos, kishte arritur te ngrinte nje rrjet te fuqishem informatoresh ne jug te Shqiperise per llogari te agjentures greke. Ne vitet ’70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rene ne gjurmet e kesaj veprimtarie dhe arrin te kape, fale nje kombinacioni te persosur, “Papastratin”, i cili tregon perpara hetuesve se si ishte vene ne sherbim te grekeve. Me pas agjenti “Papastrati” rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe ben nje loje te dyfishte. Ai i dha shume informata shtetit shqiptar ne lidhje me Sherbimin e Fshehte Grek.

“Berlini”

Agjenti “Berlini” është padyshim nje nga agjentet me te mistershem shqiptare. Kjo per shkak se ne te gjitha dokumentet, ai asnjehere nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur nje anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve te oficerit te Sigurimit te Shtetit, Bekim Budo, ka qene shume e madhe. Sipas Budos, ne dosjen “Berlini” nuk ka shenime nga drejtues eprore si dhe vleresime per informacionet qe ka dhene. Karakteri i ketij agjenti del kur behet kombinacioni per ta futur ne lidhje me Sekretarin e III-te te Legates Italiane ne Tirane. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti te ishte ne aksione te ndryshme dhe te jepte informacione per Sigurimin e Shtetit.

“Gramafoni”
“Gramafoni” ështe nje nga agjentet jugosllave me kombinacion ne vendin tone dhe me nje histori te veçante me karakter pergjithesues per sa i perket formave dhe metodave te veprimtarise se zbulimit jugosllav ndaj vendit tone. Para se jugosllavet ta fusnin “Gramafonin” ne Shqiperi, i bene nje kurs intensiv. “Gramafoni” u fut ne Shqiperi ne vitet ’50 nga kufiri jugosllav, si nje kosovar qe perndiqej nga serbet. Ai u vendos ne fillim ne Fier, por veprimtaria e tij i ra menjehere ne sy Sigurimit te Shtetit. Pasi u kap, “Gramafoni” pranoi qenien e tij ne sherbim te zbulimit jugosllav, pasi iu paraqiten disa prova tekniko-shkencore dhe me pas ai punoi per Sigurimin e Shtetit, duke bere nje loje te dyfishte. Per te mos rene ne sy te zbulimeve jugosllave, ai u burgos per disa vjet ne burgun e Burrelit dhe me pas Sigurimi i Shtetit e dergon ate jashte vendit per interesa te tij.

“Dielli”

Një nga agjentet me te mire me origjine shqiptare, por qe ka vepruar ne dem te shtetit shqiptar, ka qene edhe ai me pseudonimin ”Dielli”. I derguar per te vjele informacion ne Greqi ne vitet e para te çlirimit “Dielli”, me origjine çame, oficer i sherbimit sekret shqiptar ne vitin 1946 raportohet i vrare. Per kete arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli “Diellin” ne menyre sekrete deshmor dhe familjes se tij iu lidh pension i posaçem deshmori. Pas disa vitesh, kunderzbulimi i Sherbimit Sekret Shqiptar vertetoi se “Dielli” ishte shendoshe e mire dhe se vepronte si interlokutor midis qendres se sherbimit te jashtem sekret dhe grupit te spiunazhit te huaj, ngritur ne klandestinitet te thelle ne Shqiperi. Kjo tregoi se agjenti sekret “Dielli” kishte bere loje te dyfishte dhe kishte mashtruar sherbimet sekrete shqiptare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 1 =