Shoferja që shkatoi aksidentin ku humbi jetën 11 vjeçari është arrestuar. Avenir Peka: Më iku drita e syve

AktualitetKronike
305
0
sample-ad

Pas aksidentit të mbrëmshëm në Tiranë ku mbeti i vdekur djali i ish-zëvendës minsitrit të Brendshëm Avenir Peka, policia ka arrestuar Uarda Çotën.

Sipas policisë, 29 vjecarja ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur makinën tip Benz dhe për pasojë ka përplasur mjetin tjetër ku udhëtonte familja e ish-zv ministrit duke shkaktuar edhe vdekjen e 11 vjeçarit.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20 00 në dalje të Unazës së Re te kryqëzimi me rrugën ” Medar Shtylla”.

29 vjeçarja mësohet se ka qenë me shpejtësi të madhe dhe ka qëlluar nga pas makinën që drejtohej nga Enkeleda Peka së bashku me tre fëmijë të mitur.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe djali tjetër i ish-zëvendës ministrit 8 vjecari I.Peka.

Ndërsa fëmija tjetër me iniciale A.Bylykbashi dhe Enkeleda Peka nuk kanë pësuar dëmtime.

Ndërkohë Avenir Peka përmes një postimi në facebook shkruan se: I iku drita e syve”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + sixteen =