Rezart Taçi shumë shpejt do të bëhet president i Parmës

Sport
312
0
sample-ad

Rezart Taçi është njeriu i cili mund të marrë drejtimin e klubit të Parmës. “ Gazzetta dello sport” shkruan se pas kësaj sipërmarrjeje qëndron pikërisht Taçi. Emri i biznesmenit shqiptar u përfol gjatë përpara se klubi emilian ti kalonte kompanisë “Dastraso Holding Limitted” me bazë në Limasol të Qipros, kompani që aktualisht zotëron shumicën e aksioneve.

Megjithëse nuk ka akoma lëvizje zyrtare është e sigurt shkruan gazeta se shume shpejt klubi i Parmës do të kalojë në duart e biznesmenit shqiptar. Madje është vetë Taçi që gjatë këtyre ditëve ka kryer lëvizje konkrete duke u interesuar për mënyrën se si punohet apo se çfarë problemesh madhore ka klubi aktualisht, si për të konfirmuar se shumë shpejt do të jetë administratori i gjithçkaje.

Për momentin presidenti aktual Leonardi i cili sipas së përditshmes italiane i merr komandat nga Rezart Taçi, ka shlyer të gjitha detyrimet që Parma kishte ndaj shtetit dhe i ka akorduar punonjësve pagat e prapambetura, ndërsa shumë shpejt do të likuidohen edhe futbollistët, duke hapur një faqe të re në drejtimin e klubit emilian, pa harruar edhe merkaton, ku objektivat kryesor për ti shpëtuar rënies në Serinë B janë dy emra të njohur si sulmuesi i Romës Marco Borriello dhe mbrojtësi i Interit Hugo Campangaro.

Ndërkohë që një tjetër fakt i cili mund të konfirmojë pikërisht afrimin definitiv të biznesmenit shqiptar në drejtimin e Parmës është lëvizja e Andi Lilës nga Pas Janina për tek klubi dukal, një transferim që mund të jetë kryer me urdhrin e vetë atij që mediat italiane e cilësojnë si presidentin e ardhshëm të Parmës Rezart Taçi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × one =